Kukës, makina bie në greminë, 1 i vdekur, 2 të plagosur
KUKES- Një i vdekur dhe dy te plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjeter rrugor Kukës-Kalimash, pranë fabrikës së kromit.
Automjeti tip Golf me targa gjermane LA-245-C, ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë, rreth 300 metra të thellë.
Nga aksidenti humbi jetën një nga pasagjerët, 35 vjecari Kujtim Neçi, baba i 4 fëmijëve, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Indrit Hoxha 40 vjec dhe pasagjeri tjetër, Besnik Hila 38 vjec. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Kukesit. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(s.g/balkanWeb)