Provimet me zgjedhje, maturantët: Teza ishte e vështirë
Provimi i lëndëve me zgjedhje maturantëve u ka kushtuar më shumë se dy testet e para. Pas provimit ata janë shprehur se kanë shkruar majftueshëm por teza ka qënë e vështirë. Madje, sipas tyre, ndërtimi i pyetjeve ka qënë kompleks.
Më shumë vështërisë maturantët kanë ndeshur në testin e sociologjisë. Pas përfundimit të 4 orëve të provimit, ata u shprehën jo fort të kënaqur për 2 tezat e lëndeve me zgjedhje.
Kjo ishte sfida e fundit e të gjithë maturantëve. Por deri në përfitimin e diplomës së maturës, ata duhet të marrin notë kaluese në dy provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ndërsa kandidatët për studentë do të përcakohen në kohën kur maturantët do të plotësojnë formularin A2.