E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrëzoi mocionin e “Vetëvendosjes”

Me 35 vota kundër, 19 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar sot mocionin me katër pika të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të paraqitur në seancën ku mbahej interpelanca për autostradën “Ibrahim Rugova”.
 

Ndër të tjera, në mocionin e “Vetëvendosjes” kërkohej që qeveria të publikojë të gjithë dokumentacionin për autostradën, Kuvendi të angazhojë grup ekspertësh për rishikimin e kontratës me kompaninë Bechtel Enka, të bëhen ndryshime në disa pjesë të kontratës të cilat janë të pafavorshme për buxhetin e Kosovës dhe të raportohet çdo tre muaj para Kuvendit për shpenzimet dhe pagesat që bëhen për autostradën Morinë-Merdar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›