E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama shkarkon gjeneralin McChrystal

Presidenti Barack Obama ka shkarkuar nga detyra gjeneralin Stanley McChrystal. Lajmi bëhet i ditur nga kanali CNN i cili thekson se vendimi i shkarkimit të McChrystal u mor pas takimit të presidentit me gjeneralin në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu CNN thekson se në vend të McChrystal është emëruar gjenerali Petreaus.

Shkarkimi i gjeneralit Stanley McChrystal vjen pas artikullit të botuar në "Rolling Stone", ku McChrystal kritikonte punën e administratës amerikane lidhur me luftën dhe shprehej i zhgënjyer nga presidenti Obama.

Më herët zoti McChrystal deklaroi se profili i botuar në Rolling Stones ishte një gabim që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.
Në artikullin e titulluar, "Gjenerali në Arrati", McChrystal citohet të ketë akuzuar ambasadorin amerikan në Afganistan Karl Ajkenberri se e kishte tradhëtuar lidhur me një mosmarrëveshje politikash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›