Provimi i matematikës, dali nga ngujimi specialistët që e hartuan
Provimi i matematikës u krye me sukses në mbi 260 shkolla të mesme në mbarë vendin.
Dhe pas izolimit 7 ditor në dhomat në dispozicion të hartuesve të testeve të matematikës kanë dalë sot nga godina e Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Mbase kanë fjetur në karrige, përballë kompjuterit të punës apo në krevatet portative por asnjë prej kushteve nuk ua ka dobësuar pasionin për hartimin e një testi të nivelit bashkohorë.
Drejtoresha e AVA-s Antoneta Luli dhe drejtori i Arsimit të Mesëm Fatmir Vejsiu vlerësojnë kapërcimin e kësaj sfide me vetveten.
Pa telefon, internet, dhe mjete komunikimi profesorët e Matematikës Pirro Kita dhe Edmond Lulja na zbulojnë anën njerëzore të medaljes. Përsa i përket ngrënies, AVA përgatiti dietën e plotësimit për një ushqim sa më të shëndetshëm për ekspertët e matematikës.
Ndërsa priten provimet e fundit me zgjedhje që do të ngujojnë një staf më të gjerë ekspertësh të disa lëndëve me një situatë më kolektive për të mbërritur tek modeli i kërkuar në raport me standardin evropian të shkollës.