E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Bregu i Fildishtë-Portugali 0-0

Ka përfunduar pa gola takimi i parë i 'grupit të vdekjes' ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë, i zhvilluar të martën në Nelson Mandela Bay në Port Elizabeth.

Skuadrat treguan lojë të mirë në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo pas 45 minutash rezultati ishte po ai i fillimit.

Në gjysmën e dytë të takimit u zhvillua lojë edhe më dinamike, mirëpo skuadrat nuk arritën ta gjejnë rrjetën, kështu që takimi përfundoi pa gola.

Ky barazim i mban Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë në krye të Grupit G me nga një pikë, para ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›