E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, i armatosur merr peng disa persona

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në një dyqan të madh veshjesh në zonën e Lipsias, në Gjermani.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane të cilat citojnë zëdhënësin e policisë i cili thekson se janë lënë të lirë disa nga pengjet të cilët ishin shumë të tronditur dhe qanin.

Sipas mediave gjermane personi i armatosur është futur së bashku me pengjet në katin e parë të ndërtesës në të cilën ndodhen disa dyqane.

Në vendngjarje janë mbledhur shumë ambulanca, ndërsa forca të shumta policie kanë izoluar të gjithë zonën. Në orën 15:00 forcat e rendit kanë mundur të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me pengmarrësin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›