E Diel, 1 Nëntor 2026

Prurje 2 200 m³/s në kaskadën e Drinit, shkarkim 1 400 m³/s nga Vau i Dejës

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Situata në kaskadën e lumit Drin paraqitet e qëndrueshme, ndërsa menaxhimi i prurjeve ujore po kryhet në mënyrë të kontrolluar për të minimizuar rrezikun e përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës.

Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), niveli në hidrocentralin e Fierzës është 292,4 metra, 171,97 metra në hidrocentralin e Komanit dhe 74,08 metra në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ndërkohë, prurjet natyrore në kaskadë vlerësohen në rreth 1 500 metra kub për sekondë në Fierzë, 550 metra kub për sekondë në Koman dhe 150 metra kub për sekondë në Vau i Dejës, me një total prej rreth 2 200 metrash kub ujë për sekondë.

Aktualisht, sipas KESH-it, shkarkimi fundor nga hidrocentrali i Vaut të Dejës realizohet përmes tunelit të shkarkimit dhe prodhimit të energjisë, me një total prej rreth 1 400 m3/s, nga të cilat nga tuneli shkarkimit është 900 m3/s dhe nga prodhimi 500 m3/s.

KESH informoi se rreth 60% e prurjeve ujore në kaskadë po shkarkohen në mënyrë të kontrolluar, duke ulur ndjeshëm mundësinë e përmbytjeve në zonat e poshtme të basenit të Drinit.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën të ditur se situata po monitorohet në vijimësi dhe se menaxhimi i prurjeve po kryhet sipas skenarëve të parashikuar për sigurinë e zonave të banuara. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›