E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanc dramatik në Shkodër, 9150 hektarë tokë nën ujë

SHKODER- Ministria e Brendshme publikon shifrat e fundit të bilancit të përmbytjeve në Shkodër. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme informon se sipërfaqja e tokës së përmbytur ka vazhduar të rritet duke kapur shifrën e 9150 hektarëve , ndërsa 2080 banesa ndodhen nën ujë.Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.Ndërkohë Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuar Shtëpi të përmbyturaBashkia Shkodër 230 ha 83 320Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187Komuna Ana Malit 1170 ha 200 170Komuna Velipojë 2000 ha 25 50Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65Komuna Guri Zi 250 ha 689 200Komuna Bushat 1300 ha 50 80Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 10 8Ora: 18:30- Situata problematikeSituata në zonat e përmbytura në Shkodër vazhdon të mbetet problematike pasi rritja e nivelit të ujit vërehet nga momenti në moment. Rruga nacionale Tiranë- Shkodër vazhdon të jetë e mbushur me ujë , ndërsa automjetet e kanë të pamundur qarkullimin.Në harkun e Bërdicës janë evakuar 300 banorë ndërsa në tërësi numri i personave të evakuar ka arritur në 2700 persona.Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, theksoi mbrëmjen e sotme se procesi i evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura është i kënaqshëm, por progresi i tij duhet të vazhdojë.“Dëshiroj t’i bëj thirrje banorëve të tjerë që të vazhdojnë procesin e evakuimit, ndërkohë që i siguroj që forcat policore dhe të ushtrisë që janë gjendur gjatë të gjithë ditës në këto territore do të vazhdojnë të gjenden aty edhe gjatë të gjithë natës për të ndihmuar për çdo rast nevoje çdo qytetar dhe çdo familje që rrezikohet nga përmbytja.” u shpreh ministri Basha.Shkodër, dyfishohen sipërfaqet e përmbyturaOra: 17:00- Dyfishohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ndërsa deri mbrëmjen e djeshme bilanci i tokës së përmbytur ishte rreth 4800 hektarë sot uji ka vërshuar në 8680 hektarë tokë dhe ne mbi 2000 banesa.Shtabi i Emergjencave bën të ditur se deri në orën 16:00 të pasdites së sotme janë evakuuar 2691 banorë , kryesisht nga zonat e rrezikuara, si komuna Dajc.Ndërkaq mësohet se në dispozicion të qytetarëve që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të prekurit nga përmbytjet është hapur llogari bankare në bankat e nivelit të dytë ku mund të kontribuohet në lekë, dollarë ose euro.Ora: 16:10- Zonat e përmbytura shërbim shëndetësor 24 orëNë zonat e përmbytura të Qarkut Shkodër është garantuar shërbim shëndetësor 24 orë, njoftoi sot në mesditë Qendra e Bashkuar Operacionale e Komitetit Ndërministror.Në Komunën Obot, gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur transportimi i një pacienti me probleme kardiake, ndërsa me rekomandim të Shtabit të Emergjencës, është vendosur që stafi mjekësor të qëndrojë në Qendrën Shëndetësore Oblikë, në gadishmëri për problemet shëndetësore. Gjatë ditës së sotme, stafi mjekësor ka lëvizur me mjete lundruese të emergjencave civile për në shtëpitë e pacientëve.Ndërsa, në Komunen Dajç, gjatë ditës së sotme, situata ka ardhur vazhdimisht duke u vështirësuar. "është ofruar shërbim mjekësor 24 orësh, një mjek dhe dy infermierë. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës ka patur në gadishmeri një autoambulancë, kështu që është bërë i mundur transporti për në spitalin rajonal të Shkodrës i dy pacientëve me probleme kardiake", thuhet në njoftimin për shtyp. Sipas njoftimit, "në orët e mbasdrekës është bërë evakuimi i shumicës së popullatës, si dhe është vendosur që, stafi mjekësor dhe një autoambulancë, të qëndrojë në rrugën kryesore të hyrjes për në Komunën e Dajçit, pasi kjo zonë tashmë është e përmbytur".Në Komunën Guri i Zi gjendja nuk ka qenë problematike dhe shërbimi shëndetësor vazhdon përgjatë 24 orëve. Në fshatin Renc të kësaj komune, në një repart ushtarak, janë strehuar rreth 55 romë, që kohët e fundit kanë jetuar në një lagje periferike të Shkodrës, buzë liqenit, banesat e të cilëve janë mbushur me ujë. Ora: 16:00- Policia përforcon masat në aksin Tiranë-ShkodërForcat e policisë kanë ndërprerë qarkullimin e makinave të vogla në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, 5 kilometra larg Shkodrës, për shkak të rrezikut që mund t’u kanoset këtyre mjeteve nga prurjet e lumit Drin, ndërsa vazhdon normalisht qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Një punonjës policie i tha së “kjo masë sigurie është marrë prej orës 12:00 të ditës së sotme, atëherë kur prurjet e Drinit u rritën me të paktën 50 centimetra”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›