E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ps, Brace: Largimi i FMN-së për të manipuluar financat

Nga Albana Qehajaj
PS në një deklarim zyrtar vlerësoi sot si realist qëndrimin e FMN-së për situatën ekonomike në Shqipëri. Brace: Qeveria po manipulon financat ndaj kërkon largimin e FMN-së. Gërdeci ishte kafshëri njerëzore, jo gabim njerëzor sic tha Berisha. 

TIRANE- Shifrat e dhëna nga FMN për gjëndjen ekonomike në Shqipëri u cilësuan nga PS si realiste. Selia rozë nëpërmjet numrit dy të Grupit të deputetëve u deklarua e shqetësuar nga qëndrimi i qeverisë, e cila kërkon që FMN të mos jetë në Shqipëri për zgjedhjet e qershorit

“Abuzim total me paratë e shqiptarëve në buxhetin e shtetit. Dhe paralajmërim akoma më i madh i dhunës fiskale që qeveria ka ushtruar edhe kundrejt vitit 2008, por tashmë I shtrirë gjerësisht gjatë vitit 2009”- tha Brace.

Duke iu referuar situates financiare Brace tha se ritmi i të ardhurave po shkon drejt zeros dhe vetëm për muajin tetor është tërësisht i parealizuar zëri i aksizave. Sipas deputetëve socialistë të gjithë këtë regres për shkak të vjedhjes dhe korruopsionit qeveria po ia faturon bizneseve.

Shenje e regresit financiar por dhe moral të qeverisë dhe kryeministrit sipas Erion Braces është dhe deklarata e Berishës se Gërdeci ishte pasojë e një gabimi njerëzor.

“Të përdorësh për demontim dhe mbajtje fishekësh dhe predhash të kalibrave të mëdha gra dhe fëmijë është kafshëri njerëzore dhe jo gabim njerëzor”- mbylli deklaratën e tij nënkryetari i grupit PS- së Erion Brace.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›