E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, makina bie në lum, 2 të vdekur

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen në aksidentin e ndodhur sot në mëngjes kur një makinë ra në ujrat e lumit Drin. Sipas policisë shkak i aksidentit të ndodhur 3 km larg Shkodrës ishte shpejtësia e madhe. Polumbarët nxorën trupat nga ujrat e lumit Drin. 

SHKODER- Në makinën e cila u gjet e mbytur në lumin Drin, 3 kilometra larg qytetit te Shkodres ne vendin e quajtur kthesa e Beltojes, udhëtonin dy persona. Polumbarët kanë bërë të mundur që në mesditë të nxirrnin dhe trupin e Fatjon Methasanit, 20 vjec student stazhier në Univeristetin e Shkodrës.

Sipas policisë Fatjon Methasanit së bashku me Moisi Karasanin, 30 vjeç, nga Dibra kishin qenë duke udhëtuar me makinën tip golf 3 me traga italiane PI 588 nga Shkodra në drejtim të Tiranës, kur makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin në thellësi 6 metra. 

Policia konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm dhe automjeti drejtohej nga Moisi Karasani, 30 vjec me detyrë shef finance në një repart ushtarak në Tiranë. Hetimet e para konfirmojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin drejtonte makinën i riu që ka cuar dhe në daljen e mjetit nga rruga dhe më pas përfundimin e saj në ujrat e lumit Drin.

Polumbaret e repartit të RENEA-s të cilët mbërritën rreth orës 09:00 në vendin e akisdentit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të viktimës së parë rreth orës 10:00 dhe më pas është bërë i mundur dhe nxjerrja e viktimës tjetër rreth orës 13.00.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›