Vazhdon greva e urisë: Meta: Nuk tërhiqemi!
Të 11 deputetët e kryesuar nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe demokristiani, Nard Ndoka po vazhdojne greven e nisur që nga dita e hene. Meta u shpreh se ai së bashku me deputetët e tjerë janë të vendosur të vazhdojnë grevën e urisë, me të gjitha kushtet që ajo kërkon
TIRANE- Greva e urisë së 11 deputetëve të partive të vogla hyri në ditën e tretë të saj ndërsa për grevistët shfaqen problemet e para shëndetësore. 11 deputetët e parlamentit shqiptar, të kryesuar nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe demokristiani, Nard Ndoka janë mbështetur nga qytetarë të shumtë të cilët janë mbledhur para dyerve të godinës ku po zhvillohet greva. Ata shprehen se do t'i shkojne qellimit te tyre deri ne fund.
Ndërkohë, zoti Meta, gjatë një interviste telefonike për një televizion të Tiranës u shpreh se grevistëve u ishte mohuar edhe e folura me telefon. “Në orët e para të paradites ne nuk kishim mundësi të përdornim celularët tanë për të komunikuar me të afërmit apo me opinionin publik, për arsye sepse ishte instaluar një aparaturë përgjimi dhe njëkohësisht eliminimit të valëve për telefonat tanë celularë, aparaturë që u zbulua nga deputetët dhe është aktualisht këtu mes nesh. Për fat të keq më pas u instalua një aparaturë tjetër në një ambjent tjetër të Kuvendit, dhe patëm një konfrontim me punonjësit e Gardës, që natyrisht nuk janë ata autorët e vërtetë të këtyre veprimeve krejt të pakuptimta, sepse nuk ka asnjë logjikë që të privohet komunikimi i të gjithë grevistëve me të gjithë opinionin publik, apo qoftë dhe për arsyet më të thjeshta shëndetësore që mund shfaqen rast pas rasti, nga momenti në moment”, tha ai.
Kreui LSI-së u shpreh se së bashku me deputetët e tjerë janë të vendosur të vazhdojnë grevën e urisë, me të gjitha kushtet që ajo kërkon. Lidhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve, Meta tha se “Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti edhe nga përfaqësues të PS apo PD, dhe nga shumë faktorë të tjerë politikë në vend. Njëkohësisht jemi në kontakt dhe me përfaqësues të diplomacinë perëndimore në Tiranë, apo jashtë vendit. Për momentin kaq mund të themi”.
Në ambientetet ku po zhvillohet greva, në orët e pasdites së djeshme kanë mbërritur edhe mjekët e urgjencës për t’i ofruar shërbimin mjekësor deputetëve Spartak Braho dhe Ymer Tola, të cilët kanë pasur probleme me shëndetin. Deputeti i LSI Braho ka shfaqur shenja shqetësuese të luhatjes së tensionit edhe gjatë paradites, por punonjësit e Gardës nuk e kanë lejuar autoambulancën e urgjencës të hyjë në ambjentet e Kuvendit.
Sipas BBC, greva ka sjellë edhe reagimet e para në kampet e politikës.
Kryeministri Sali Berisha, njëhersh dhe kreu i maxhorancës së djathtë tha të martën se respektonte grevistët, por kodin zgjedhor do ta bënte me PS-në.
Nga ana e tij, kreu i PS-së Edi Rama nuk ka dhënë drejtëpërdrejtë komente për këtë grevë, por citohet të ketë thënë se politika duhet të jetë një marrëdhënie e re midis qytetarëve dhe politikëbërësve.
Ndërkaq, disa deputete socialiste kanë braktisur një seance të komisionit të ligjeve pasi në të nuk ka marrë pjesë një prej deputetëve grevistë.
Në këto zhvillime është përfshire edhe kreu i Komisionit Europian në Shqipëri Helmut Lohan i cili ka theksuar nevojën e një konsensusi ndërmjet forcave politike lidhur me Kodin Zgjedhor, për të mundësuar, sipas tij, një process normal në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokristiane nisën një grevë urie në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, të hënën në mbrëmje. Greva filloi në shenjë proteste ndaj miratimit që dy partitë e mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po i bëjnë Kodit të ri zgjedhor.
Përpara parlamentit përkrahës të shumtë të deputetëve të ngujuar kanë protestuar edhe të martën në mbrëmje, ndërsa forca të shumta policie e mbajtën situatën nën kontroll.
Në krye grupit të deputetëve grevistë është ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar LSI-së. Zoti Meta i ka thënë BBC-së se greva e urisë ishte e vetmja rrugë demokratike që kishte mbetur për të mos lejuar 'shkatërrimin e zgjedhjeve nga dy partitë e mëdha që duan të vendosin në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme'.
LSI-ja dhe PDK-ja kërkojnë të ndryshojnë qëndrimin e dy partive të mëdha për Kodin Zgjedhor i cili, sipas grevistëve të urisë, i përjashton partitë e vogla nga administrimi i votës së përkrahësve të tyre. Ata kërkojnë përfaqësimin në komisionet zgjedhore në të gjitha nivelet.
Ndërkaq Komisioni për Reformën Zgjedhore po shkon drejt fundit të punës së tij. Përfaqësuesit e dy partive të mëdha thonë se po hartojnë një kod zgjedhor që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
(d.b/BalkanWeb)