E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edi Rama ka frikë nga infermierët?

25-03-2013 / Gazeta 55

Nuk është droja ndaj pickimit të gjilpërës, por dhembja afatgjatë që vjen nga problemet e Edi Ramës me shëndetin, të cilat s’kanë të bëjnë me rënien e tensionit. Injeksionet intravenoze dhe analizat e shpeshta të gjakut janë kronika e një marrëdhënieje të sëmurë që kryetari i PS-së ka vendosur me infermieret, dëshimtaret në vetë të parë të kartelës klinike të kryetarit të opozitës

Aktakuza e Edi Ramës për kategorinë infermierët në qytetin e Korçës ka prapa një motiv të dobët personal. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama para disa kohësh pati një të ashtuquajtur “luhatje tensioni” në një takim elektoral në qytetin e Burrelit, ku mori dhe një serum me glukozë.
Mirëpo ajo që nuk u tha kurrë në media (për arsye të ndryshme) është fakti që Edi Rama u shpua disa herë atë ditë pasi infermierja e spitalit të Burrelit pati vështirësi në gjetjet e venës. Paskëtaj, për disa ditë Rama pati krahun e nxirë në mënyrë të frikshme pasi serumi përtej damarit kish dalë jashtë saj duke krijuar një reaksion.
Kjo gjë u mësua kur ai bëri disa analiza në Tiranë të asistuar nga mjekë profesionistë.
Kjo gjë ka shkaktuar tek Edi Rama një fobi të theksuar për gjilpërat - ago dhe sidomos për infermierët, të cilët i etiketoi së fundmi me fjalë të rënda, duke nxjerrë një duf të papërmbajtur. “Ju e dini mirë se këtu në spitalin e Korçës shkoni me rezistenca me vete. Rezistencën e keni si pjesë të shtuar të paketës, se të gjithë shkojnë me ilaçe me vete, me çarçaf me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por edhe rezistencën me vete. Po me gruan me vete, që të të mbrojë nga infermierja, të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim”, u shpreh Edi Rama dy ditë më parë në Korçë.
Në fakt, këtu Edi Rama po sjell ndërmend eksperiencën e tij në Burrel për të cilën nuk ka folur kurrë.
Sido që të jetë, përvojat e Edi Ramës me analizat e gjakut janë të njohura për klinikat private, si të Alpeve Apenine ashtu për klinikat e shkretëtirës në Dubai. Padyshim vuajtja kronike e Edi Ramës me azmën e pashërueshme për të cilën e kuron me breshkat në zyrë janë sinjalizuese për dobësinë kronike të tij. Kësisoj shpërthimet e tij kundër infermierëve, mjekëve apo gjithë sistemit mjekësor nuk është gjë tjetër veçse tentativa për të nxjerrë një pakënaqësi të thellë me veten.
Sigurisht, fyerja e 16 mijë infermierëve është e pafalshme për një lider opozite që kërkon të jetë kryeministër. Edi Rama duhet së pari të kontrollojë impulset e tij shkatërruese përpara se të propozojë një “rilindje” të Shëndetësisë. Së dyti, kjo çështje personale nuk duhet të kthehet në një kryqëzatë kundër gjithë sistemit të shëndetësisë. Edi Rama nuk po arrin të perceptojë realisht as realitetin ekzistues të sistemit të shëndetësisë, dhe jo më ta gjykojë atë, apo të nxjerrë propozime të dobishme për hapat e mëtejshëm.
Kjo nuk është një paaftësi e këshilltarëve të tij, por gjithçka lidhet me problemin personal të Ramës me shëndetin. Dhe për rrjedhojë lindja e ideve thellësisht nihiliste për çdo gjë çfarë është realizuar në këto vite ndryshimesh demokratike, qoftë dhe nga qeveritë socialiste, për sistemin shëndetësor,  centralizim ekstrem, slogane komuniste për një shëndetësi “falas”, janë derivate të një gjendje të pashërueshme.
    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›