E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të përfitonin Kombet e Bashkuara nga fare pak tym i bardhë?

25-03-2013 / Nga James Traub

Kombeve të Bashkuara u duhet një Papë

Nga James Traub
(Foreign policy)

Javës që shkoi isha ftuar për të diskutuar me një grup studentësh në një shkollë në Kolumbi për Kombet e Bashkuara. Nisa të thosha: “Le të flasim për Papën e ri”.
Kardinali Jorge Mario Bergoglio sapo ishte ngjitur në fronin e St.Peper, duke u bërë Francesko i dhe unë theksova se Papa dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara janë pak a shumë të shenjtë që të dy. Proceset nga të cilat zgjidhen ata janë në fakt janë krejt të kundërta.
Rezultati është se katolikët zgjodhën Papa Françeskun, ndërkohë që bota ka zgjedhur Ban Ki-moon. Padyshim, Françesko mund edhe të zhgënjehet, por pikërisht tani ai e ndjen atë që kërkon Kisha. Ban Ki-Moon është i zhgënjyer tashmë.
Duke qenë kështu, kam nisur të mendoj për diçka: mos vallë kjo është një nga problemet e rralla në botë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mundohen ta lehtësojnë, nëse nuk e zgjidhin dot të paktën?
Le të nisim nga premisa ime se punët janë imazhe pasqyruese të njëri-tjetrit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shpesh quhet “Papa laik”, sepse pozicioni i tij e lejon të flasë në emër të gjithë burrave dhe grave në botë. Bota është grigja e tij.
Ashtu si Papa, ai nuk ka asnjë instrument pushteti, por ka një autoritet të lartë moral – nëse zotëron aftësinë për ta ushtruar atë.
Ashtu si Papa, sekretari i përgjithshëm duhet të jetë një diplomat mendjehollë ashtu si edhe kreu ekzekutiv i një burokracie ekstremist refraktare.
Këto detyra janë të njëjta, por institucionet nuk mund të jenë më të ndryshme. Vatikani është një shtet sovran, një monarku jo-trashëgues në të cilin princi zgjedh mbretin.
Kardinalët ndryshojnë në mënyrë radikale, por një Papë i mirë është ai që të gjithë e dëshirojnë. 
Kombet e Bashkuara janë një organizatë shtetesh sovrane që zgjedhin dikë që të mos sundojë mbi këto shtete, por të krijojë një lloj aktiviteti kolektiv gjithëpërfshirës. Sekretari i përgjithshëm formalisht emërohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit. Zgjedhja bëhet nga 5 anëtarë të përhershëm të këshillit, ndonjë prej të cilëve mund të përdorë veton për ta bllokuar një kandidat të caktuar.
Shtetet më të fuqishme dëshirojnë një sekretar të përgjithshëm që kupton më së miri se ai i shërben interesave të tyre.
Padyshim, Papët konservatorë zgjedhin kardinalë konservatorë, të cilët si përgjigje zgjedhin një Papë konservatorë (mendoni sikur Këshilli i Lartë të zgjidhte presidentin amerikan).
Ndërkaq, Papa Françesko - që është vetëm 1 javë i vjetër në detyrë - duket si një tjetër dimër. Ai që tani ka drithëruar katolikët dhe jobesimtarët me përuljen dhe humorin që e karakterizon. 
Janë shfaqur disa kombinime të dhembshurisë dhe pragmatizmit që e kanë çuar drejt strukturave doktrinuese lidhur me çështjen e homoseksualëve. 
Kardinalët që e zgjodhën Papa Franceskun duket se e njohin atë personalisht, njohin vlerat e tij që i lejon vetes një autoritet moral që Benedikti zor se e pati të fortë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është zgjedhur për këtë arsye. E para, Trygve Lie ishte krejt i padobishëm. Dag Hammarskjold, juristi suedez që korri sukses, ishte një figurë e panjohur që gaboi duke u treguar një burokrat i kujdesshëm. Hammarskjold u shfaq si një gjigant që tërhoqi vëmendjen botërore, por edhe zemërimin e çdo anëtari të Këshillit të Sigurimit.
Ai u zëvendësua nga të tjerë të admirueshëm ose jo. Më pas, më 1992, erdhi Boutros Boutros-Ghali, që konsiderohej si anti-amerikan; Uashingtoni e zëvendësoi atë 4 vjet më vonë me pro-amerikanin Kofi Annan, një burokrat karriere i Kombeve të Bashkuara. Edhe Annan gjithashtu i habiti të gjithë, duke propaganduar për të drejtat e njeriut që demoralizoi diktatorët e Botës së Tretë dhe provokoi të majtën anti-perëndimore.
Annan bëri më shumë se të gjithë për të fituar miratimin e ideve për ndërhyrjen humanitare dhe për “përgjegjshmërinë e mbrojtjes”.
Më 2006, pasardhësi i Annan u zgjodh nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administrimit të presidentit George W.Bush; ranë dakord për Ban Ki-Moon. Pothuaj më zuri gjumi kur dëgjoja një fjalim të ban Ki-moon dhe kur u zgjova, më erdhi në mendje “Po, ai do t’ia dalë”.
Sekretari i përgjithshëm duhet, mbi të gjitha, të flasë dhe Ban Ki-Moon nuk ishte i përshtatshëm të fliste anglisht, sado i matur mund të jetë në këtë rast një burokrat korean.
Ai nuk e ndryshoi opinionin publik, ashtu siç bëri Kofi Annan. Padyshim, ai kujdeset shumë për këto probleme, për shembull për ngrohjen globale, por nuk ka rëndësi, sepse askush nuk ka dijeni për këtë. Ban Ki-Moon është më shumë sekretar, sesa i përgjithshëm. Ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për reformat, por gjatë qëndrimit të tij te Kombet e Bashkuara ka ndenjur edhe në hije.
Ka disa arsye strukturore për këtë: modeli konvencional për shumë gjëra që ndodhin dhe bëhen te Kombet e Bashkuara – duke përfshirë ndihmën për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes. Por tashmë nevojitet riciklimi; duhen aktorë, ku përfshihet edhe NGO, organizatat rajonale dhe kombet që kanë përthithur pak nga roli i diplomacisë për ruajtjen e paqes nga ana  e Kombeve të Bashkuara.
Një sekretar i ri i përgjithshëm do t’i duhet të mendojë për një risi të kësaj organizate në shekullin e ri.
Nuk sugjeroj aspak që mandati i Ban Ki-Moon të përfundojë më 2016 dhe 194 ambasadorët e Kombeve të Bashkuara të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme që mund të shkaktojë nxjerrjen e një duhme tymi të bardhë. 
Shtetet e mëdha, ku përfshihet edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të hiqnin dorë nga Kombet e Bashkuara, nëse do ta rrëzonin me vota, lidhur me disa çështje shumë të rëndësishme, duke përfshirë edhe kreun ekzekutiv të organizatës. Por Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, që drejtojnë procesin e shumë shteteve, do të kërkonin dikë që të kishte cilësitë e duhura për këtë detyrë.
Ky mund të ishte një nga vendimet e fundit të Barack Obamës, një president që ka ruajtur sigurinë kombëtare si një strategji për ‘të fokusuar angazhimin amerikan te forcimi i institucioneve ndërkombëtare dhe për të galvanizuar veprimin kolektiv, që mund t’i shërbejë interesave të thjeshta ...”.
Në vitet e tij të para në zyrë, Obama i ka vendosur Kombet e Bashkuara si në axhendën bërthamore dhe në përafrimin e tij te Irani. Qysh atëherë ai duket se e ka humbur interesin ose shpresën për ndryshim. Kjo mund të ketë të bëjë me papajtueshmërinë ruse më shumë sesa me paaftësinë e Ban Ki-Moon.
Asnjë sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nuk e zgjidh dot këtë problem.
Ambasadorja e Kombeve të Bashkuara Susan Rice pritet të bëhet këshilltarja e sigurisë kombëtare; Samantha Power pritet të zërë vendin e saj. Nëse Obama dëshiron të forcojë më tej institucionet ndërkombëtare, yjet do rreshtohen drejt tij. Power, Rice, Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry mund të gjejnë dikë që ka zë dhe vizion për të rikrijuar lidhjet mes institucioneve – nëse kanë vullnet. “Kthimi” i Europës do bëhet i mundur pasi të largohet Ban Ki-Moon. Duke qenë se europiani i fundit ka qenë Waldheim, rajoni ka ende gjynahe për të larë.
Askush nuk beson se Kombet e Bashkuara i pëlqejnë europianët post-sundues. Ashtu siç shprehet Richard Gowan, një specialist i Kombeve të Bashkuara në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Rice, Kerry dhe Power duhet të tregojnë se janë në krye të sulmit për një kandidaturë të mirë për Kombet e Bashkuara dhe të dërgojnë sa më shpejt sinjal. Përndryshe një duzinë politikanësh europianë dhe mjaft figura të tjera evropiane të rëndësishme do të fokusohen te Bashkimi Europian.
Kombet e Bashkuara tashmë kanë një komisioner (si varkë shpëtimi) për një sekretar të përgjithshëm. Tjetri duhet të jetë një Papë laik.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›