E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse INSTAT-i nuk jep të dhënat mbi Censusin?

Share

Para dy muajsh, ne të respublica-s publikuam lajmin, sipas të cilit rreth 70% e shqiptarëve nuk kanë pranuar të deklarojnë identitetin e tyre fetar. Kreshnik Spahiu jep një të dhënë tjetër në Shqipin e sotëm: 62% e tyre kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjes mbi përkatësinë etnike. Dhe këto janë shifra që rrjedhin në rrugë jo legale. Instat-i, që organizoi Censusin, e ka blinduar informacionin lidhur me këto çështje. As në kohët e Enver Hoxhës informacioni zyrtar nuk ka qenë kaq i blinduar. Zyrtarët e këtij institucioni të kryesuar nga një grua e pazëshme (edhe një manekine do kish zë më tepër) kanë dhënë ca shifra (për numrin e popullsisë e për numrin e banesave) që i përdori Berisha nja 2-3 javë për qëllime propagandistike, dhe shifra të tjera nuk janë dhënë. U bënë nëntë muaj që ka përfunduar Censusi, dhe nuk kemi as informacion mbi të dhënat që kanë dalë, as shpjegime mbi vonesën e publikimit të këtij informacioni.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/18/pse-instat-i-nuk-jep-te-dhenat-mbi-censusin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›