Pse Kosova eshte Palestina e re e Ballkanit

Shkup 16 tetor NOA/Nga Gafurr Adili - Kosova aktualisht eshte Palestina e Re e Ballkanit per shume arsye ku kryesorja eshte sepse ashtu si Palestina qe quhet shtet i pavarur edhe Kosova quhet shtet i pavarur.
Sepse ashtu si Palestina qe e ka Kushtetuten dhe institucionet e saj edhe Kosova e ka Kushtetuten dhe institucionet e saj por gjithashtu ashtu si Palestina qe nuk e ka ushtrine e saj dhe Ministrine e Mbrojtjes edhe Kosova nuk e ka ushtrine e saj dhe Ministrine e Mbrojtjes.
Sepse ashtu si ne Palestine permes enklavave cifute ne territorin e shtetit te pavarur te Palestines qe menaxhon Izraeli edhe ne Kosove permes enklavave serbe ne territorin e shtetit te pavarur te Kosoves po livadhis Serbia.
Sepse ashtu si per dekada te tera qe zhvillohen bisedime me ndermjetesim nderkombetar midis Palestines dhe Izraelit edhe midis Kosoves dhe Serbise jane zhvilluar dhe do te zhvillohen pafundesisht bisedime.
Por ashtu si Izraeli qe nuk e ka njohur dhe nuk e njeh Palestinen si shtet te pavarur e sovran edhe Serbia nuk e ka njohur dhe nuk e njeh Kosoven si shtet te pavarur e sovran.
Prandaj te gjitha forcat patriotike shqiptare nuk duhet te tolerojme qe Kosova te mbetet Palestina e Re e Ballkanit por ato duhet te bashkohen urgjentisht dhe ti fitojne zgjedhjet ne Kosove prandaj urgjentisht kerkohet unifikimi i te gjitha forcave patriotike shqiptare te Kosoves.
g.a/n.e/NOA