E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite e pranojne 13 shkurtin si date zgjedhjesh

Prishtine 16 tetor NOA - Dy partite e medha te koalicionit aktual qeverises ne Kosove PDK dhe LDK se bashku me dy partite opozitare LDD dhe AKR duket se jane dakord me daten e komunikuar nga ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi 13 shkurtin e vitit te ardhshem.

Gjithsesi ne fillim palet paten pak kundervenie pasi LDK kerkonte qe ato te mbaheshin ne fillim te muajit mars por Krasniqi komunikoi daten e 13 shkurtit nderkaq.

Mediat kosovare bejne me dijeni se PDK nga ana e saj ka deklaruar qe vendimi i Krasniqit eshte i respektueshem per PDK-ne edhe pse nuk eshte ne harmoni me kerkesen e kesaj partie.

Ndersa perfaqesuesit e LDK-se kane pohuar se data me e mire per zgjedhje do te kishte qene 20 shkurti por ushtruesi i detyres se presidentit duket se e ka pare me te arsyeshme daten 13 dhe ajo si parti do ti pergjigjet pozitivisht ketij vendimi.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›