E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pse Meta zgjodhi të garojë në listë të hapur, ka frikë se nuk zgjidhet? Haxhinasto: Ai ka vendosur standarde në politikë

Kandidati i Partisë së Lirisë i cili në zgjedhjet e 11 majit do të jetë pjesë e listës së mbyllur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” në Qarkun e Elbasanit, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të PL, Ilir Meta, për të garuar në listë të hapur.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Haxhinasto tha se Meta ka vendosur standarde në politikë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a ka frikë Ilir Meta se nuk zgjidhet deputet, Haxhinasto tha se ai nuk e mendon këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Keni kërkuar më shumë kandidatë në lista të mbyllura?

Haxhinasto: Kemi kërkuar më shumë. Duke patur parasysh faktin e rezultateve të 2021, nëse vota që u mor do të përkthehej në mandate. Por ju e dini shumë mirë se çfarë ndodhi në atë kohë, se përndryshe opozita e sotme do të ishte në qeveri.

Borakaj: Por edhe situata juaj ka ndryshuar shumë. Interesante në këto zgjedhje ëhstë pesha juaj elektorale. Si do e masni?

Haxhinasto: Kjo është një nga arsyet, por arsyeja themelore pse Meta doli në lsitë të hapur është se ai është njeri i sfidave, pasi ai kështu bëri në 2005-ën ku doli nga mazhoritari. Kështu doli dhe më pas, pas daljes nga qeveria ka dalë në opozitë. Patjetër që gjithë këto elementë e kanë bërë këtë të të konkurojë. Ai ka vendosur standard të lartë.

Borakaj: Ka frikë se mos nuk zgjidhet?

Haxhinasto: Nuk e merr fare në konsideratë frikën. Po të qe se do e mendonte do të kishet hyrë në listë të mbyllur. Ai hyri aty pasi duhet një mobilizim nga gjithë partia, nga të gjithë politikanët. Ju kujtohet 2008-ta, ai hyri në grevë urie për listat e hapura. Pra Ilir Meta edhe këto zgjedhje i ka bërë si konseguencë e bindjeve të tij politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›