A bëhet realitet Shqipëria europiane në 2030? Haxhinasto: Ne jemi pa ekonomi të qendrueshme

Ish-zv.kryeministri Edmond Haxhinasto, i cili në zgjedhjet e 11 majit ndodhet në listën e mbyllur në Qarkun e Elbasanit të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për fushatën elektorale dhe programet e forcave politike.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është i mundur realizimi i premtimit të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria mund të integrohet në BE brenda vitit 2030-të, Haxhinasto tha se kjo është e vështirë pasi Shqipëria është shumë pas me reformat, sidomos me ato ekonomike.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Rama ka vetëm një kartë që thotë do ju fus në BE në 2030, ju jeni forca e parë që keni një program politik që i keni bashkangjit PD-së, por pavarësisht se Berisha dhe ju dilni çdo ditë, programi juaj nuk ulëret, pse duhet tu votojnë qytetarët?
Haxhinasto: Jam kundër propozimeve populiste. Ky porpozimi për të na çuar në Europë është fluturak. Edhe në vitin 2013 koalicioni jonë ishte për Shqipërinë Europiane, por ndërtuam Shqipërinë e kanabisit, Shqipërinë e trafikut të drogës, kullave e kështu me radhë. Nuk është ajo që deklarohet thelbi i asaj që duhet të realizosh. Shqipëria duhet t’i kthehet të vërtetës. Qytetarët të vendosin të lirë. E dyta që të shkosh në Europë duhet të bësh detyrat e shtëpisë. Nuk mjafton të thuash që në 2030-të ti duhet të jesh në BE. Në BE nuk shkohet pa zgjidhur problemt madhore.
Borakaj: Ndërkombëtarët në Shqipëri flasin me pozitivitet, duket sikur dhe ata shkojnë në unison?
Haxhinasto: Kjo është e vërtetë shpeshherë KE duket optimist, por kanë qenë pastaj kryeqytetet që kanë thënë që keni probleme serioze. Bundestagu vuri theksin tek mungesa e pavarësisë së institucioneve. Pastaj rezolutat e PE. Shqipëria që e filloi e para procesin e integrimit, ku është sot? E kemi nisur para Kroacisë, por sot Kroacia është në BE. Agjenda për në BE ka qenë fasadë, pasi mazhoranca aktuale ka punuar interesa personale. Që të jesh pjesë e BE duhet të bësh zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ekonomi të qendrueshme. Jo shpenzime marramendëse, i keni parë raportet e FMN që thonë se Shqipëria ka problem të madh. Ja mbaroi fluska e ndërtimit, çfarë ndodh pastaj.
Borakaj: Në atë kohë thotë kryeministri do të jemi në BE.