E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Serbia do t'i bashkohet BE-se

Nga Bernard Kushner (minister i Jashtem i Frances)
Karl Bildt (minister i Jashtem i Suedise)
Tashme kane kaluar 5 vjet! Ne te dy e njihnim shume mire Zoran Xhinxhicin, Kryeministrin e Serbise. Ne kujtojme bindjet e tij te thella, dashurine e tij per kete vend te bukur dhe sigurine e tij se ai duhej te pershpejtonte perparimin e tij drejt Bashkimit Evropian. Ne ate kohe, BE-ja kishte vetem 15 anetare dhe Zoran e dinte se vendi i tij do ti bashkohej shpejte atij.
Sot, ashtu si shume te tjere, ne pikellohemi nga vdekja e tij. Ne akoma ndihemi po aq te tronditur sa c'ishim me 12 mars 2003, me vrasjen e tij dhe shuarjen e shpreses dhe energjise qe ai misheronte. Sot ne kemi nje angazhim special ndaj Ballkanit, dhe ne vecanti ndaj Serbise. Pese vjet pas vdekjes se Zoran Xhinxhicit, ne duam t'i bejme atij nderimin dhe te shprehim miqesine tone per Serbine.
Serbia eshte duke kaluar midis nje tjeter periudhe te veshtire. Ne e dime tronditjen qe provoi Serbia me humbjen e Kosoves. Ne jemi gjithashtu te vetedijshem per moskuptimin e miqve tane serbe kur Franca, dhe me pas Suedia, njohen pavaresine e Kosoves. Ashtu sic kemi thene shume here - perfshi edhe kosovareve - dy vendet tona, ashtu si shume te tjere do te kishin preferuar vazhdimin e unionit midis shteteve te Ballkanit perendimor. Por lufterat e tmerrshme te viteve 1990, dhe masakrat nga te cilat vuajten njerezit e tyre, i dhane nje goditje fatale Jugosllavise.
Burimi i ketyre lufterave ishte ne Kosove, dhe ne Kosove tre jave me pare qe perfundoi shperberja e plote e ish-Jugosllavise. Vendet tona e njohen pavaresine e Kosoves, sepse ishte e qarte qe atje nuk kishte asnje zgjidhje tjeter. Per sa kohe do te lejohej qe te vazhdonte pasiguria atje? Keshtu, po, ne morem pergjegjesine e njohjes se pavaresise se Kosoves te bindur se kjo do te ndihmoje Serbine te ece perpara.
Per miqte tane serbe mbase sot eshte shume e veshtire te imagjinojne se ata shume shpejt do te jene qytetare evropiane. Por tashme ne kendveshtrimin tone eshte e qarte se Serbia shpejt do te jete nje anetare e BE-se, sepse nuk ka alternative tjeter. Kjo eshte ne nje linje me rrjedhen e historise, sepse Serbia, dhe cilido bie dakord, eshte shtylla kurrizore e rajonit.
Ne deshirojme qe Serbise t'i jepet statusi zyrtar i vendit kandidat te BE-se sa me shpejte qe te jete e mundur, dhe jemi te pergatitur per te ndihmuar Serbine qe te ece perpara drejt anetaresimit, krenare per historine e saj dhe e fokusuar tek e ardhmja.
Ne deshirojme qe qytetaret e Serbise te jene ne gjendje qe te levizin lirisht brenda zones Shengen. Per ne, marreveshja per lehtesimin e vizave, nga e cila kane perfituar shume serbe prej 1 janarit te ketij viti nuk eshte e mjaftueshme. Per BE-ne ka ardhur koha qe te hape nje proces me Serbine me synim per te hequr teresisht rregjimin e vizave.
Le te punojme se bashku per te bere realitet shpresen e Zoran Xhinxhicit.
Marre nga "THE TIMES"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›