E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet serbi i dyshuar per krime lufte

Me urdher te prokurorit nderkombetar, ne Peje eshte arrestuar dje, nje serb i dyshuar per krime lufte. Momcilo Jovanovic, 48 vjec, akuzohet per nje nga masakrat e vitit 1999, kryer ne rajonin e Pejes. I dyshimti eshte njohur nga nje anetar familjar i viktimave, po ashtu deshmitar ne rastin ne fjale. Jovanovic fillimisht eshte shoqeruar ne stacionin policor te Pejes, ndersa me urdher te prokurorit nderkombetar eshte arrestuar. I tere rasti hetohet nga prokuroria nderkombetare, deklaroi Zyra per Informim Publik prane SHPK-se, Komanda Kryesore e Policise Prishtine.

Miratohen 10 ligje te pakos "Ahtisari"
Kuvendi i Republikes se Kosoves miratoi dje ne parim edhe 10 projektligje, qe dalin nga pakoja e Ahtisarit. Nder to, ai per Ministrine e Puneve te Jashtme dhe sherbimin diplomatik, si dhe projektligji per forcen e sigurise. Para votimit, Kryeministri Hashim Thaci paraqiti ekspozene per projektligjet dhe u ndal ne ate per forcat e sigurise. Kryeministri tha se forca e sigurise do te perbehet nga 2500 pjesetare aktive dhe 800 pjesetare rezerve e ndertuar nga te gjitha shtresat e shoqerise, te cilet do te mbrojne qytetaret permes pergjegjesise se tyre ndaj krizave, ndaj reagimit te mjeteve shperthyese dhe mbrojtjes civile", siguroi Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›