Pse do të votoja për Sali Berishën
Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Për agjencinë e Lajmeve NOA
Janë të paktë gazetarët, a komentatorët, a analistët shqiptarë që kanë shkruar me shume se une kunder Sali Berishes. Nuk jam aspak i penduar as kam ndermend te bej ndonje autokritike ala enveriste- lejfeniste per çfarë kam shkruar. As jam paguar, as jam superbly, as jam dekoruar per çfarë kam shkruar.
Arsyeja eshte krejt e thjeshte. Asnjehere nuk kam pranuar dhe aq me pak do te pranoj ne te ardhmen te jem mercenar i mendimit te paguar ose perfitimeve te para- kalkuluara politike.As jam shitur e as do te shitem. Kane qene mendime krejt te lira. Ka pase raste qe kam pasur te drejte. Ka pase raste qe ka folur me shume pasioni i castit. Ka pase raste qe emocionet kane bere punen e vet si ne cdo qenie njerezore
Cfare ndodhi me Hamdi Degen qe pikerisht ne kete zagushi elektorale e ne kete kacafytje politike nderron qendrim dhe po i ben nje sherbim vullnetar Sali Berishes?! Çfarë qëndrimi!? Çfarë shërbimi? Asnje dite e asnje cast nuk kam qene anetar i PS-se ose ndonje partie tjeter politike ne Shqipëri.
Pse!?
Diten qe mbahej Kongresi themelues i PS-se vellai im Agim Dega e mori fjalen ne emer te delegateve te Tropojes. Jemi kunder vendosjes se emrit PS. Eshte nje kozmetike e papranueshme per ne delegatet e Tropojes dhe per mua personalisht. Ky emer na kujton emrin e Partise Socialiste te Milloshevicit, per cka ne delegatet e Malesise se Gjakoves jemi krejtesisht kunder per shkak te politikes se tij terroriste kundër vëllezërve e motrave shqiptare ne Kosovë tha ai.
Po prisja qe salla te duartrokiste atdhetarinë tropojane. Krejt e kundërta ndodhi. Nga salla shpërtheu histeria bolshevike internacionaliste proletare e gardës se vjetër komuniste. Aq e eger dhe barbare ishte ajo sa megjithëse ne mikrofon e mbuloi, e mbyti fare zerin e tim vellai. Pak perpara e njejta gje kishte ndodhur me korifeun e letrave shqipe Dritero Agolli. Prita qe Agimi tua flakte teseren e partise nga tribuna ne fytyre atyre turmave qe kishin lincuar neper plenume e mitingje dhjetra intelektuale e bile edhe ish-liderë të tyre. Nuk e beri E drejta e tij. E kisha fituar me pune e ndershmeri jo me histerira barbare me tha. Ishte e vërteta! E perqafova dhe i thashe shyqyr qe nuk ishte gjalle qoftëlargu se do te kishe përfunduar si Mehmet Shehu!
Midis Berishes dhe Fatosit
Nese eshte krejt e vertete se e kam kritikuar Sali Berishen eshte po aq e vërtetë që po aq ne mos me shume e kam kritikuar edhe liderin historik te PS-se Fatos Nano dhe stanin e tij te korruptuar. Artikujt Enough its enough ne gazetën Koha Jonë per Zeusin shqiptar me kembe te Tirane e koke ne Athinë..., janë të freskët për kujtesën e çdo njeriu qe lexon keto rrjeshta. Koha me dha te drejte dhe dhashe nje kontribut modest per demokracinë shqiptare. Jam krenar dhe nuk lëviz asnjë presje ne vlerësimet e mia qe ishin fakte te gjalla pa asnjë pasion e emocion.
Një e vërtetë absolute
Kam 35 vjet qe e ndjek nga shume larg, por edhe nga shume afër politiken shqiptare. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht. Këtij ndryshimi nuk i shpëton asnjë shqiptar sado afër apo sado larg qofte. Secili ka te drejte te ndryshoje Vetëm një gjë është absolute ne këtë Bote: çdo gjë është relative ! Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri deklaroj votën time hapur per Sali Berishën .
Pse!? Se pari Sali Berisha është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri. Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te kleçkave ne biografi, arriti te përfundoje shkëlqyer Universitetin, arriti te emërohej pedagog e mjek njëkohësisht e deri-deri edhe te specializohej ne Paris. Arriti te mësojë gjuhe te huaja dhe te shkëlqejë ne kardiologji. Arriti te beje realitet
enderra qe duke shin te parealizueshme edhe ne ëndërr
Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosovë, përkushtimi ndaj çështjes se Kosovës qe kur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosovës. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij.
Ne kulmin e katrahures 97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine
Vendosi te vdiste si hero e jo tua mbathte me te katra nga sytë këmbët, siç do te vepronte pak me shume se nje vit me vone Fatos Nano! Kjo është një prove zjarri, një dëshmi madhore per atdhetarine e Sali Berishes
Ne kohen e luftes çlirimtare ne Kosovë, kulla e tij ne Vicidol u be baze e sigurte dhe strehe e ngrohte e qindra luftëtarëve per liri te Kosovës. Shume prej tyre rane si heronj ne altarin e lirise dhe pavarësisë se Kosovës.
Vepra me e madhe ne Ballkan dhe
Vetëm një urë ka ndërtuar Ahmet Zogu ne lumin Mat dhe bile edhe ne kohen e diktaturës e deri sot njihet si Ura e Zogut
Megjithe përpjekjet për ta sabotuar fqinjët tanë te Jugut e te Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e mbaron Rrugën Durrës-Morine, arterien e Kombit shqiptar Shqipëri-Kosovë. U vodh. U shkapërderdh. Sado të jete vjedhur e shkapërderdhur rruga mbetet monument, investimi me i madh ne Ballkan, siç e dëgjova ne Euronjuz para dy ditsh.
E kot nuk thotë populli ku punohet, ku ndërtohet edhe do te shkapërderdhet e vidhet nga pak. Apo mos valle vodhen me pak Nanot e Gjinushërit, Cacet e Bacet, Malajt e Balajt ne vepra shume me te vogla e tenderë! Po ju tregoj nje ngjarje me një bashkëvendës te Berishës dhe timin ne kohen e diktaturës. E quanin Osman Gega, babai i dy futbollisteve te talentuar Halit e Skënder. Ishte drejtor i Komunales ne Bajram Curri. Nga Komiteti i Partise dhe Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe kishin ardhur për te shkarkuar pergjegjesin e nje reparti se gjoja kishte përvetësuar pasurinë socialiste.
Burimi i akuzave ishte nje rival per postin e tij, me letra anonime, thashetheme e mjete rrethanore te asaj kohe. Ai kishte përgatitur terrenin me premtime edhe për punonjësit qe ngriheshin si me suste duke e akuzuar dhe kërkuar shkarkimin e përgjegjësit. Jo si e bleu ai televizorin. Si e bleu lavariçen. Si e bleu frigoriferin. E terrci e verrci. Propozojme shkarkimin e X-it tij dhe zëvendësimin e tij me Y-in... I deleguari i partisë i kërkon drejtorit mendimin e tij
...mesazhi i Osman Gegës
Osman Gega e merr fjalen dhe shkurt thote X paska blere televizorin. lavariçen, frigoriferin. Pra X e paska siguruar artilerinë rëndë që kushton më së shumti Unë propozoj ti japim një vërejtje me paralajmërim, por te mos e shkarkojmë sepse po e zëvendësuam me Y-nin, ky do tia filloje nga e para vjedhjes dhe reparti e ndërmarrja do te humbasë dyfishin. Mesazhi është i qarte: pra me mire te votojmë per këta qe tashme jane ngopur se te sjellim te babeziturit e rinj qe do ti kushtojne popullit e Shqipërisë dyfishin.
Nuk ka shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallaverjeje financiare te Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo rast qe ai eshte informuar apo ka marre vesh per korrupsion e dallavere ai menjëherë i ka spastruar pa mëdyshje autoret e tyre si ne Dogana, ne KESH, ne Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte djersa e m