Handikapet e Partisë Socialiste!!!
Nga Besart DOVOLANI
Të nderuar qytetarë, ethet e fushatës, apo thënë më saktë tingujt e fushatës kanë nisur të ndihen në çdo cep të Shqipërisë, por ajo që në të gjithë e ndjejmë si boshllëk dhe keqardhje është mungesa e alternatives ndaj Qeverisjes aktuale. Të pretendosh pushtetin e nesërm dhe të kërkosh votën për të qeverisur vendin duhet së pari të bësh një pakt me votuesit. Ky pakt është programi qeverisës, politikat konkrete dhe modalitetet e duhura se si do arrihet tek realizimi i atij programi dhe modeli qeverisës përkatës. Ajo që më së paku i shërben popullit dhe i ndihmon që të dijë se kujt po ia jep votën është shterpësia e ideve, mungesa e vizioneve dhe amullia që krijon mos paraqitja e një programi qeverisës të plotë, të zbatueshëm dhe premtues. Kjo për mua ashtu si dhe për shumicën e shqiptarëve që nuk verbohen vetëm nga karizmi i liderëve kryesorë ky mosseriozitet dhe papërgjegjshmëri politike dhe morale po ashtu na bën të ndihemi jokomodë përballë alternativës së opozitës, e cila ka amanetin për të qenë modeli ndryshe ndaj mazhorancës.
Opozita e sotme, apo më saktë koalicioni i PS ka hyrë në këtë garë elektorale me shumë handikape që lehtësisht mund ti evitonte por që padyshim do i sjellin kosto të paparashikueshme pas numërimit të votave. Një opozitë serioze sëpari duhet të jetë koherente me atë që thotë, mos përgënjështrojë veten me fjalët e saj, siç thoshte një herë Arbër Xhaferri kur e pyetën se pse i ndryshon deklaratat brenda ditës, ai u përgjigj se "muri nuk lëviz, se burri po"... Handikapi i parë me të cilin hyn në këtë garë PS është padyshim mungesa e një programi të qartë dhe me politika konkrete, mungesë që elektoratit shqiptar i ngjall skepticizëm, mosbesim dhe pasiguri. Shqiptarët më shumë se kurrë sot duan të dijnë çfarë zgjidhje ka një parti për problemin e pronave, se çfarë sistemi fiskal do kemi, kush janë prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe se çmodel qeverisje do ketë.
Premtimi për një qeverisje më të mirë nuk është fare premtim e aq me pak indicie për ndryshim për të mirë. Reformimi i një sistemi apo i mënyrës së qeverisjes kërkon reforma konkrete dhe të qarta, ide që duhen shpalosur para opinionit, që fatkeqësisht nuk po na serviren në asnjë rast. Sofizmi dhe demagogjia nuk janë argumente burrash, dy tipare këto që për hir të së vërtetës kanë qenë historikisht emblema e së majtës dhe pseudo-revolucioneve që nga Roberspierët, Leninët, Mao Ce Dunët apo Enverët... Mashtrimi i elektoratit me retorikë boshe për fat të keq në shumë raste është provuar e suksesshme për të arritur karrigen e pushtetit, por për popullin gjithmonë ka qenë degjenerim dhe regres. Parimi "ik ti të vij unë" nuk është aspak premtues, i përket së shkuarës dhe jo të resë që pretendohet aq shumë. Argumenti i ylberistëve se fëmijët tanë (edhe pse shumica nga ata të rinjt sjanë prindër) na qenkan mërzitur nga e njëjta fytyrë që ju del në ekran, prandaj u dashka të ikë z. Berisha është sa qesharake aq fyese për shqiptarët. Ata duhet ta kuptojnë që shteti dhe pushteti nuk janë as bordello a striptiz bar apo pasarelë mode, që të kemi nevojë për ndryshime fytyrash dhe freski rinore. Çdo qytetar i Botës nga udhëheqësit kërkon lidership, reforma, drejtësi dhe zgjidhje. Dhe debati duhet këtu të përqendrohet, se kush nga palët ka idetë më të qarta, më premtuese dhe më të realizueshme dhe se kush ka ofertën më të përshtatshme. Nëse pyet njerëzit e rëndomtë se a preferojnë një politikan me 4 vjet karrierë politike që më pas zhduket apo një me 25 vjet stazh politik padyshim që shumica do preferojnë eksperiencën e gjatë. Në senatin amerikan, shumica janë me nga 25-30 vjet stazh politik saqë ka dhe që vdesin duke qenë senatorë, por kjo SHBA nuk i bën aspak jodemokratikë. Por edhe z. Rama, si shpikës i shumë sloganeve të panjohura deri sot për shqiptarët si Përtej të majtës dhe të djathtës apo "Ne jemi politika e re" është edhe ai me 18 vjet stazh politik dhe gati 12 vjet stazh në pozitë, edhe atë në krye të Bashkisë së Tiranës që për nga pesha politike është shumë më tepër se një ministër. Ashtu siç neo-socialistët kanë si alibi ndaj akuzave të PD ndaj Ramës për korrupsion me leje ndërtimi dhe pallate, votimin tre herë të kryeqytetasve për z. Edi Rama, po ashtu duhet të pranojnë me shumë qytetari se edhe z. Berisha po ky popull e ka votuar, ndaj duhet ta pranojnë sado neveri mund tju ndjellë dhe sado urrejtje organike mund të kenë ndaj Kryeministrit Berisha. Për sa kohë një lider politik votohet, atë duhet ta respektojnë të gjithë, ashtu siç normalisht edhe lideri duhet të respektojë verdiktin e popullit.
Si mund ta besojmë ne PS kur flet për "politikë të re", kur atë kërkon ta realizojë me dy ekstremet që ka zgjedhur: Fosilet e komunizmit nga njëra anë, të përforcuar tashmë dhe nga bijtë dhe bijat e byroistëve dhe "ajkës" së nomenklaturës së kuqe dhe nga ana tjetër individë amatorë në politikë, që pavarësisht se mund të kenë patur sukses në jetët private, ata janë totalisht "OUT" nga realiteti politik dhe për më tepër nuk japin asnjë shenjë dhe garanci që kanë ide dhe zgjidhje konkrete për problemet me të cilat po përballen shqiptarët. Dhe po ashtu në këtë klan të ngushtë që të kujton historitë e teorive konspirative gjenden dhe biznesmenë që në mënyrë të pandershme duke dhunuar pronat, konkurrencën e lirë dhe duke mos paguar taksat por duke ndare ujemin me Edi Ramën përfitojnë leje ndërtimi për të bërë pallate vend e pa vend duke bërë Tiranën që më shumë sesa pseudo-aksioni "një qytetar një pemë" të ngjan me "një qytetar, një pallat".
Handikapi i dytë është padyshim moskandidimi i Kryetarit të Bashkisë për deputet. Me këtë veprim, z. Rama dëshmoi qartësisht se ai do vetëm pushtet, se në të kundërt skishte pse ti shkaktonte elektoratit të tij këtë huti duke mos kryesuar listën. Ky rast i paprecedent dhe i dënueshëm moralisht shpjegohet fare mirë me metaforën e z. Mëta që tha se Edi Rama njërën dorë e mban në bakllava e tjetrën në revani. Por kjo nuk është e keqja më e madhe. Ajo që të ngjall neveri është mënyra se si njerëzit e PS e asyetojnë çdo (mos)veprim të Kryetarit të tyre që shpreh ashiqare se sot në PS nuk kemi më frymëmarrje për mendjet ndryshe e as hapësira për kontestim të Njëshit. Ai i cili që në kohën e refleksioneve ka thënë çmos kundër "autoritaristit Berisha dhe ish-komunistit që u bë anti-komunisti më i thekur" tani po e shndërron veten nga një anti-komunist libertarian dhe anarkist në një neo-komunist autoritarist, që është shumë herë më e papranueshme nëse shkojmë sipas logjikës të vetë z.Rama.
Hendikapi i tretë që do theksoja(renditja nuk ka të bëjë me rëndësinë, pasi kanë të njëjtën pashë pak a shumë) është dështimi i alternativës së majtë në mbarë Europën. Këtë e them më shumë nga ajo se Rama mburret që ka kopjuar në masën më të madhe programin e Veltronit, ndërkohë që ai u shpartallua në zgjedhje nga Berlusconi. Zgjedhjet për euro-parlamentin dëshmuan po ashtu tendencën e qytetarëve europianë për tua besuar çështjet e tyre konservatorëve, sidomos ato që kanë të bëjnë me krizën ekonomike dhe zhvillimin ekonomik. Sot në Europë vetëm Spanja dhe Britania qeverisen nga të majtët, dhe në këto 2 vende sondazhet paraprake nxjerrin më shumë pikë para konservatorët e djathtë, që dmth se Europa këtë vit do e përfundojë e tëra e qeverisur nga partitë popullore europiane. Ajo që ngjan si një ogur i zi për Ramën është se edhe ai sikurse Veltroni nga Kryebashkiak pretenduan Kryeministrinë dhe sipas gjitha gjasave dhe Ramën do e gjejë i njëjti epilog, edhe pse z. Rama do ketë një karrige ngushëllimi e cila i mundësoi për vite rrjesht të pasurohej dhe të pasuronte miqtë e tij, dhe me frytet e korrupsionit edhe të kontrollojë mediat dhe ti denatyrojë deri në atë masë sa të humbin identitet.
Handikapi i katërt. Të flakësh gjithçka është bërë mirë apo keq në këto 18 vite jo vetëm që është nihilizëm dhe tallje me qytetarët por është edhe amoralitet kur këtë e pretendojnë ata që në komunizëm kanë urdhëruar vrasje, kanë internuar dhe dhunuar familje të tëra. Po ashtu e pamoralshme është mos marrja e kostove nga të rinjtë në PS për qeverisjet socialiste, në kohë kur votën