E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: "Antikrimi, s'po respektohet mbi raportin e BE"

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Gjoni, akuzoi dje qeverine se nuk po reflekton mbi raportet e partnereve nderkombetare, per luften kunder krimit te organizuar. "Lufta kunder krimit te organizuar eshte prioritet kyc i Partneritetit Evropian. Por progres raporti i BE thekson se "Shqiperia eshte ne fazen fillestare te luftes kunder krimit te organizuar" dhe jo ne avangarde sic perpiqet ta shese ndonje zyrtar", tha Gjoni. Sipas tij, krimi organizuar nuk mund te luftohet ne menyre efikase pa analizuar me pare kontekstin shoqeror, i cili percaktohet nga dy linja kryesore qe jane korrupsioni qeveritar dhe kriza ekonomike e politike. "Aq me pak nga nje qeveri produkt i zgjedhjeve te fituara me metoda kriminale. Prandaj dhe Sali Berisha bashke me jakat e tij te bardha me duar te pista duhet te largohen nje ore e me pare", vleresoi zyrtari i Partise Socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›