PS: Berisha, te hape kutite ose te largohet
Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, ka akuzuar dje qeverine se ndodhet ne krize borxhesh. Gjate nje komunikimi per mediat, zyrtari socialist deklaroi se Qeveria i ka 70 milione euro borxhe sipermarrjeve. "Nen ethet elektorale te 28 qershorit 2009, Sali Berisha me nje marrezi te pashembullt per nje njeri qe ka marre persiper te beje detyren e kryeministrit dhe ne sherbim te skenarit te tij te mbrapshte per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, preu gjate pranveres me dhjetera shirita elektorale per te hapur kantiere punesh publike", deklaroi Beqja. Sipas tij, 5 muaj pas zgjedhjeve te gjithe ndjekin me shqetesim zvarritjen e punimeve ne kantieret e vendit. Ai shprehu shqetesimin per borxhin qe qeveria e Sali Berishes u ka ndermarrjeve qe punojne ne keto kantiere. "Pas krimit elektoral te 28 qershor keto jane te tjera krime qe Sali Berisha u ben shqiptareve. Krime ne kurriz te sipermarrjeve shqiptare te cilave qeveria e Sali Berishes u ka 70 milione euro situacione te papaguara", theksoi nensekretari per Programin ne seline roze. Sipas tij, keto jane krime ne kurriz te punetoreve te ketyre ndermarrjeve, te cilet ne kushtet e veshtira financiare te punedhenesve te tyre nuk po marrin pagat, nuk kane sigurime shendetesore, nuk kane me se te blejne ushqimet e muajit, nuk kane me se te paguajne faturen e energjise elektrike. Beqja tha se vetem nje qeveri e pakices mund te jete kunder sipermarresve dhe punetoreve. Per zyrtarin socialist, Berisha ka vetem nje mundesi ne kete krize borxhesh dhe faturash te papaguara, kur deficiti thellohet cdo dite e me shume. "Shansi i tij eshte te beje transparencen zgjedhore, pasi kjo qeveri eshte ilegjitime. Shqiptaret e provuan paaftesine dhe korrupsionin e Sali Berishes ne kater vjet ndaj nuk ia dhane voten ne 28 qershor. Berisha te hape rruge hetimit te procesit zgjedhor ose te largohet", deklaroi deputeti i PS.
Kryetari i PS flet per situaten politike, protestat pa limit dhe gjuhen e ashper te Berishes
Kryetari i PS flet per situaten politike, protestat pa limit dhe gjuhen e ashper te Berishes