Pse është e rëndësishme që demokratët të kontrollojnë Senatin?

Demokratët kanë ruajtur kontrollin e Senatit të SHBA. Katër ditë pasi dhjetëra miliona amerikanë dolën në votime, fitorja e ngushtë e Catherine Cortez Masto në Nevada të shtunën, dha një rezultat vendimtar në betejën politike kombëtare në SHBA.
Demokratët tani kanë 50 vende në dhomën e sipërme të Kongresit në SHBA. Edhe nëse republikanët fitojnë garën e mbetur për Senatin në Gjeorgji, zëvendëspresidentja Kamala Harris, do të jetë në gjendje të hedhë një votë më shumë.
Kjo i hap rrugën Presidentit, Joe Biden, që, edhe për dy vjet të tjera, të mbushë gjykatat federale me të emëruarit e tij.
Më e rëndësishmja është nëse një vend në Gjykatën e Lartë mbetet vakant për shkak të një pensioni të papritur ose vdekjes së një gjyqtari. Republikanët nuk do të jenë në gjendje të bllokojnë zgjedhjet e Biden. Demokratët kujtojnë se si në vitin 2016, udhëheqësi i atëhershëm i shumicës në Senat, Mitch McConnell, pengoi Barack Obamën.
Fitorja në Nevada do të thotë se balotazhi i Senatit të Gjeorgjisë më 6 dhjetor nuk është më një garë kryesore për të përcaktuar kontrollin e dhomës.
Biden, megjithatë, tha se “është thjesht më mirë” që demokratët të arrijnë në 51 vende. Kjo e bën më të lehtë menaxhimin e shumicës.
Ka ende gjasa, megjithëse jo e sigurt, që republikanët të kontrollojnë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve, duke sjellë një sërë shqetësimesh për presidentin.
E ardhmja politike e Donald Trump është dëmtuar, por mbetet për t’u parë se sa është dëmtuar. Roli i Joe Biden brenda partisë së tij është forcuar. Bota politike në SHBA tashmë duket shumë më ndryshe nga ajo që ishte një javë më parë. BBC
/rtsh.al/