E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse jam kunder Parlamentit luksoz

Ka disa dite qe ne media diskutohet per projektin e Parlamentit te ri. Ndoshta jemi vendi dhe Parlamenti i vetem ne bote nga vendet jo komuniste qe ne kushtet e krizes globale edhe pasi kemi shkurtuar dy vite rresht buxhetin per arsimin dhe shendetesine do te shpenzojme rreth 110 milione euro per ndertesen e re te Kuvendit si simbol i krenarise se 100-vjetorit te shtetit shqiptar. Jemi ndoshta vendi qe drejtohemi nga mazhoranca me fodulle dhe me e papergjegjshme. Vetem dy jave me pare per te ndalur perkeqesimin e borxhit per te ndalur krizen ne financat publike duhet te shkurtonim 18 miliarde leke. Nje jave me vone i kerkojme Parlamentit te miratoje rritje deficiti disa miliarda leke. Shkurtuan mbeshtetjen per arsimin mbeshtetjen per shendetesine per shtresat e varfra dhe papritur do te rrisin shpenzimet per godinen luksoze te Parlamentit E pabesueshme dhe e trishtueshme. Ka rreth 5 vjet qe zvarrisin pa fund ndertimin e nje kampusi per Universitetin e Tiranes. Deklarojne cdo vit rritjen e numrit te studenteve por vete studentet nuk e dine ku e fillojne dhe si e mbarojne nje cikel universitar. Inaugurojne me pompozitet pershtatjen e disa ambienteve kulturore ne salla mesimdhenieje. Perurojne deri edhe riparimet apo lyerjen e disa ndertesave universitare dhe tani ne kulmin e pergjegjshmerise per te mbajtur nen kontroll financat e vendit tone ne vend qe cdo mundesi ta perdorin per te mbeshtetur me mire me reforma dhe fonde arsimin dhe shendetesine ngazellehen se kane siguruar financimin islamik me kosto te ulet per ndertesen luksoze te Kuvendit. Ky duhet te ishte debati me i ashper ne Parlament. Ky eshte moment per reagimin me te plote te te gjitheve. Ne Parlament duhet te ishte opozita. Ne ate salle  cdo deputet perpara se te jete nje anetar besnik partie eshte prind qe e di shume mire se ne cfare gjendjeje eshte arsimimi i femijeve qe e di shume mire se sa te veshtira i kane kushtet universitetet dhe spitalet tona. A i di qeveria deputetet dhe shoqeria civile shifrat e fundit te Bankes Boterore per gjendjen  e arsimit dhe shendetesise ne vendin tone http//siteresources.vvorldbank.org/CPSfinalalbanian.pdf

Deri ne vitin 2015 regjistrimet neto ne arsimin baze duhet te ishin 100 te nxenesve tani ky objektiv eshte ulur ne 96 dhe niveli aktual eshte vetem 83. Ne vendet e Europes juglindore  eshte 93. Numri i analfabeteve ne vendin tone po rritet.

Regjistrimet neto ne arsimin sekondar ne vendin tone jane vetem 60. A dini sa eshte kjo mesatare ne vendet e Europes juglindore Pikerisht 91. Numri i te paarsimuarve po perkeqesohet. Si do te   ulet papunesia dhe si do te rritet produktiviteti i ekonomise shqiptare Vdekshmeria foshnjore ne Shqiperi per cdo 1000 lindje eshte 11.1 foshnje ndersa ne vendet e tjera 6.6 pra ne vendin tone ky tregues eshte 65 me keq.

Vjet u shkurtuan rreth 50 e investimeve ne arsim u shkurtuan rreth 40 e investimeve ne shendetesi dy sektoret jetike dhe me kritike per te ardhmen e cdo vendi.

Pas ketyre shifrave pas shkurtimeve drastike dy vitet e fundit te mbeshtetjes buxhetore per arsimin dhe shendetesine koleget e PD-se nuk duhet ta miratojne kete projektligj.

Ministri i Financave duhet te kete kurajen qytetare dhe detyrimin politik per ta ndalur kete investim luksoz dhe nuk duhet te toleroje asnje projekt megaloman te mazhorances se tij. Kete duhet ta beje ne cdo kohe por ne menyre te vecante ne kohe krize.

Duhet bere publik diskutimi dhe vota e ministrit te Arsimit dhe Shendetesise per shkurtimet ne buxhet dhe per investimin luksoz te Parlamentit. Duhet shpresuar tek pergjegjshmeria qytetare e  ish-ministrave te Arsimit dhe te Shendetesise te kesaj mazhorance qe te mos votojne kete projekt. Deputetet ish-mesues dhe mjeke nuk duhet ti nenshtrohen besnikerise partiake per te votuar kete projekt.

Sot ne kushtet e krizes globale ka disa vende qe kane shkurtuar apo ngrire disa investime edhe ne arsim por nuk ka asnje vend qe ndersa kerkon sakrifica per te shkurtuar deficitin dhe borxhin te guxoje te propozoje nisjen e investimeve luksoze per ndertesa qeveritare.

Asnje qeveri e pergjegjshme nuk do te guxonte ta bente kete por edhe sikur te guxonte reagimi publik vetedija publike pergjegjshmeria do te reagonte fort dhe ne menyre imponuese. Numri i deputeteve eshte i njejte madje do te ishte me mire qe ne nje reforme zgjedhore edhe te zvogelohet ndersa numri i nxenesve numri i studenteve do te rritet nga njeri vit ne tjetrin.

Studentet qe paguajne koston e ketij fodulleku te mazhorances se vendit te tyre duhet te reagojne. Pedagoget te cilet nuk duhet te kene frike asnje mazhorance duhet te jene solidare dhe aktive ne publik per pergjegjesine qe kane per mirearsimimin e studenteve te tyre. Duhet te jene solidare ne publik per ta ndalur kete arrogance luksoze dhe per ti detyruar ligjvenesit te mos jene kaq hipokrite dhe te papergjegjshem me prioritetet e vendit.

Pse mazhoranca eshte kaq mosperfillese ndaj opinionit publik   Pse kane kaq shume guxim te ecin perpara me cdo ide dhe projekt sado i shtrenjte dhe sado luksoz te jete ai Ndoshta sepse ata jane te bindur ne faktin qe opozita eshte e coroditur ndersa opinioni publik eshte i dobet dhe i frikur. Ndoshta sepse ata harxhojne direkt dhe indirekt miliarda leke per tu paraqitur shqiptareve nje realitet virtual qe tenton te fshehe realitetin e dhimbshem social.

Si shenje krenarie e 100-vjetorit te shtetit tone nuk mund te sherbeje nje godine luksoze e Parlamentit por nje kredibilitet real i mireqeverisjes se vendit i shtetit ligjor ku lirite politike dhe ekonomike jane te pacenueshme dhe gjithnje ne rritje. Veprat e medha nuk jane bere me aksion me goditje te perqendruar dhe as ne kurriz te prioriteteve te vendit.

Sa ironike Rrezikohemi te vazhdojme ne krize rrezikohemi te mbetemi jashte dyerve te Europes se bashkuar rrezikohemi te jemi te percare politikisht ne prag te 100-vjetorit te shtetit shqiptar dhe jemi krenare se edhe pse ne situate krize do te perurojme ndertesen me luksoze te Parlamentit te vendit tone si shenje e modernizmit te shtetit shqiptar

Godina luksoze e Parlamentit eshte rast tipik i mentalitetit te vjeter i politikaneve qe duan te perjetesojne me godina fizike veten e tyre ne historine e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›