Shkurtimet ne buxhet sa kostoja per ndertimin e Kuvendit te ri
Mazhoranca miraton projektligjin per ndertimin e kompleksit parlamentar te Piramida duke shkelur Kushtetuten pasi nuk e shoqeron ate me nje fature financiare. Te 38 deputetet e mazhorances te cilet e kane firmosur nismen nuk kane zbatuar nenin 82 te Kushtetutes. Ne baze te kesaj dispozite kushtetuese cdo nisme duhet te shoqerohet me fature financiare dhe mbi te gjitha duhet te merret mendimi i qeverise per koston qe do te rendoje ne buxhetin e shtetit. Propozimi i ligjeve kur eshte rasti duhet te shoqerohet kurdohere me raportin qe perligj shpenzimet financiare per zbatimin e tij. Asnje projektligj joqeveritar qe ben te nevojshme rritjen e shpenzimeve te buxhetit te shtetit ose qe pakeson te ardhurat nuk mund te miratohet pa marre mendimin e Keshillit te Ministrave i cili duhet te shprehet brenda 30 diteve nga data e marrjes se projektligjit -thuhet ne pikat 1 dhe 2 te nenit 82 te ligjit themeltar te shtetit shqiptar. Nderkaq dje Komisioni i Ekonomise ka shkurtuar shpenzimet jetike buxhetore qe duhet te shkonin ne dobi te popullsise shpenzime qe jane thuajse njesoj me shumen qe do te harxhohet per ndertesen e re te Kuvendit.
Rusmali kundershton SulenShqyrtimi i nismes se mazhorances nderkohe nuk eshte realizuar ashtu sic ishte parashikuar per demokratet. Shkak per kete eshte bere pyetja e bere nga deputeti i Komisionit te Ligjeve Dashnor Sula i cili i kerkoi kolegut te tij Alibeaj mbrojtesit te nismes per faturen financiare te projektit dhe per faktin pse eshte anashkaluar Bashkia e Tiranes ne dhenien e lejes se ndertimit per kompleksin parlamentar. Menjehere pas pyetjeve te bera ka nderhyre komisioneri Rusmali i cili i kerkoi Alibeajt te mos pergjigjet per pyetjet. Zoti Alibeaj besoj per pyetjen e pare nese e ka dispozita projektligji mund te pergjigjesh por nese nuk e ka dispozita ska pergjigje - nderhyri kryekomisioneri Rusmali. Deputeti Sula kembenguli duke deklaruar se pse nuk ka vlere projekti. Ne po diskutojme nismen jo projektin. Per te diskutuar projektin duhet te asistoni ne mbledhjet e Komitetit Shteteror - replikoi Rusmali. Por Alibeaj ka dhene komentet e tij duke theksuar se vendimi i Gjykates Kushtetuese i jep te drejten KRRTRSH-se per te dhene leje per pune publike te rendesishme duke shkurtuar dhe procedurat. Faza e trete do jete faza kur paraqitet kerkesa per lejen e sheshit dhe ndertimit per te cilat per shkak dhe te nje lloj deviacioni qe Kuvendi mund tia lejoje vetes nuk do te paguaje asnje takse perkatese. Ndersa ajo cka une mund tu them ne emer personal per vleren apo cmimin qe do duhet te paguhet nisur nga nevoja ekonomike ne kete rast nevoja per te strehuar Kuvendin per ti dhene nje peshe jo vetem per produktin por dhe simbolikes nisur dhe nga nevoja qe do duhet se bashku me ndertimin e kompleksit te ri te eliminojme nje lloj legjende urbane dhe psikoze qe pozita gjeografike ku do ndertohet kompleksi mban me vete besoj se nuk ka cmim. mimi do te kaloje ne filtrin e prokurimit publik - theksoi Alibeaj.
Buxheti shkurtohen shpenzimetKomisioni parlamentar i Ekonomise vetem me votat e mazhorances miratoi shkurtimin e shpenzimeve te buxhetit me 18.4 miliarde leke. Aq perflitet dhe kostoja e ndertimit te Kuvendit te ri. Deputetet ngriten kartonin per te tkurrur fondet per investimet publike rritjen e pagave pensioneve madje dhe mbrojtjen sociale dhe qeveria tha se ishte e detyruar per te mbajtur nen kontroll financat e drobitura te shtetit dhe borxhin qe rriti per zgjedhjet. Paralelisht me keto shkurtime ne Komisionin e Ligjeve u vendos per ngritjen e Kuvendit te ri kostoja e te cilit llogaritet 15 miliarde leke ose 110 milione euro. Ndersa perflitet se nje projekt i tille mund te kushtoje dhe 180 milione euro. Ndertimi i Parlamentit te ri zhvlereson edhe investimin e nisur nga Ministria e Kultures qe tek ish-Piramida te ndertohet Teatri Kombetar. Per kete investim dy vjet me pare u levruan 5 milione euro nga te cilat 30 per qind u shpenzuan kot ndersa pjesa tjeter u dogj. Serish te gjitha keto humbje jane asgje para asaj cka do te ndodhte me vone me koston e Parlamentit te ri.