Pse ju nuk i thoni Berishës në të s’ëmës? Debat i fortë Beqiri-Baçi

Ka pasur debate të ashpra në emisionin ‘3D’ në RTSH mes avokatit Idajet Beqiri, deputetit Luan Baçi dhe analistit, Arjon Sulo, lidhur me qëndrimet ndaj Ahmetajt- Ramës dhe Berishës.
“Më kot gëzoheni. Bardhi ju bëri më ‘lesh e li’. Përfunduat për faqe të zezë. Nuk janë gjërat me ta bëfsha e ma bëfsh. Pse nuk guxoi ti thoni Berishës në të sëmës? E meriton se është në arrest shtëpie. Ahmetaj foli siç flet Genc Ruli. E filloi me Rulin. Ahmetaj do azil politik e flet marrëzira.”, tha Beqiri.
Baçi kundërshtoi duke thënë se ishte Rama që i ka thënë Ahmetajt në mbledhjen e kryesisë “në të sëmës”.