E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse ka ngecur reforma zgjedhore

KOLI BELE

Kjo është pyetja që natyrshëm shtrojnë të gjitha palët që kanë një interes sado të vogël në politikën e sotme shqiptare. Duke qenë se reforma zgjedhore është edhe një nga 12 kushtet e marrjes së statusit kandidat për BE-në, kjo pyetje ngacmon çdo qytetar shqiptar, jo vetëm partizanët politikë të PS, PD apo partive të vogla. Në ndryshim nga sfidat e tjera integruese, reforma zgjedhore në pamje të parë është më e thjeshta; ajo nuk kërkon fonde të mëdha apo ndryshime rrënjësore ligjesh e mentalitetesh, si psh. çështjet e pronave, lufta ndaj korrupsionit, përmirësimi i kushteve të pakicave Rome apo te  burgosurve, etj.
Reforma zgjedhore konsiston në përmirësimin e dy elementeve kyçe të zgjedhjeve, identifikim i zgjedhësve në qendrën e votimit (QV) dhe numërimi i votave! Për më tepër, në kushtet kur vullneti politik i maxhorancës, ashtu edhe i opozitës, janë deklaruar haptazi pro reformës, e partnerët euroatlantikë e kanë pritur me brohoritje konsensusin në këtë pikë, me të drejtë shtrohet pyetja Çfarë dreqin e pengon që ky vullnet të përkthehet në ca nene të thjeshta që mundësojnë: a. të përgatiten listat e votimit pa dublime; b. çdo votues të verifikohet elektronikisht nëpërmjet kartës së identitetit në QV; c. të votojë manualisht e të numërohen votat me ca makineri të thjeshta të ngjashme me ato të provimeve të maturës që të dalë rezultati i votimit maksimumi për 2-3 ditë?!
Është kaq e thjeshtë. Pavarësisht detajeve, ky është procesi që ndodh në çdo shtet europian, përfshi edhe fqinjën tonë hallemadhe Greqinë, pavarësisht protestave me bomba molotov për problemet ekonomike, zgjedhjet e përgjithshme përfundojnë pa kontestime edhe kur ndryshon pushteti dhe rezultati shpallet 24 orë pas votimeve!
Mirëpo, është fakt që reforma ka ngecur, ose me optimizëm mund të thuhet se është duke bërë hapa liliputikë që sdihet deri ku do të arrijnë, e palët akuzojnë njëra-tjetrën, ku si gjithmonë më shumë dëgjohet maxhoranca, jo vetëm për shkak të traditës së të bërtiturit më fort, por sepse ka më shumë hapësirë e media që i bëjnë jehonë. Maxhoranca ripërsërit refrenin që opozita nuk është e sinqertë dhe është ajo që bllokon reformën, pasi nuk pranon humbjen e ka ngelur peng i së shkuarës, ndërsa opozita argumenton se ajo është sinqerisht e interesuar për këtë reformë, pasi në dy zgjedhjet e fundit është bërë viktimë e mashtrimit elektoral, me mbushje kutish e manipulim numërimi.
E si gjithmonë, ndërkombëtarët e paqmë dhe teknokratë kanë të njëjtin argument, nuk është e udhës që ndërsa flitet për të ardhmen, të mbahet koka mbrapa, por duhet shikuar përpara, e ndryshimet në ligj të përfundojnë së paku një vit para zgjedhjeve. Dhe kur ka kaluar gati një vit nga beteja e ashpër e zgjedhjeve lokale dhe jemi një vit para atyre të përgjithshme lokale, ky argument duket më se logjik!
Mirëpo në ditën e festës pagane të 14 marsit, përkundër dëshirës për të dëgjuar me optimizëm miqtë ndërkombëtarë, një lajm i pazakontë të detyron të kthesh pashmangshmërisht kokën mbrapa, te zgjedhjet e fundit lokale. Prokuroria e rrethit Lezhë, pa shumë bujë, më datë 5 mars ka dërguar në gjyq me akuzën e  shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të rezultateve zgjedhore, në toptan të tetë komisionerëve të  maxhorancës e opozitës, që kanë administruar procesin në qendrën e votimit, të fshatit Dragushë, komuna Dajç e rrethit Lezhë.
I angazhuar si avokat pranë PS në ditët e paszgjedhjeve të 8 majit, bashkë me kolegë të tjerë kemi asistuar ligjërisht kandidatin e komunës Dajç, ashtu si dhe shumë kandidatë komunash apo bashkish që të dëshpëruar i janë drejtuar KQZ e Kolegjit Zgjedhor, duke kërkuar drejtësi pasi votat u ishin vjedhur e manipuluar. Mirëpo, KQZ e Kolegji, si në rastin e komunës Dajç, por dhe shumicës dërrmuese të kandidatëve të PS, ua rrëzuan kërkesat për hetimin e shkeljeve me argumentin se Kodi Zgjedhor kërkonte si prova shënime në procesverbale, ose thënë ndryshe, kërkonte që hajdutët dhe falsifikatorët zgjedhorë të kishin dokumentuar shkeljet e ligjit! Pra, ashtu si në raste të tjera në dy zgjedhjet e fundit, për Dajçin drejtësia zgjedhore ka folur duke dhënë verdiktin në favor të fituesit të maxhorancës, pasi kandidatët e opozitës nuk i kishin provat bashkëlidhur kërkesës, përveçse në rastin e Bashkisë Tiranës, ku u bë përjashtim pasi skishte nevojë për prova.
Por, kandidati kokëfortë i Dajçit nuk është dorëzuar, ka bërë kallëzimin në prokurori, e në ndryshim nga shumica e kallëzimeve të ngjashme, prokuroria ka parë të udhës të hetojë me themel materialet zgjedhore. Rezultatet e pasqyruara në kërkesën e prokurorisë për gjykim, paraqesin tablonë e shëmtuar e të trishtë të vjedhjes së votave në Dragushë në vitin 2011, në të njëjtën mënyrë si në Rruzhdie në vitin 2009.
Konkretisht, në Qendrën e Votimit Nr. 0699 kanë votuar 264 votues nga 300 që ndodheshin në listë dhe ashtu si në Rruzhdie, përqindja e votuesve paraqitet shumë e lartë, me 88 për qind. Nuk përjashtohet që banorët e Dragushës të kenë një interes të pazakontë për votimet lokale, por hetimet kanë provuar se nga konfirmimet e Drejtorisë së Policisë, 62 votues ndodheshin jashtë shtetit në datën 8 maj 2011. Po kështu, nga aktet e ekspertimit të Policisë Shkencore rezulton se 109 nënshkrime votuesish (41% e totalit), rezultojnë të jenë shkruar nga të njëjtët persona, nga të cilët 43 nënshkrime votuesish janë shkruar nga anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit.
Ndërsa shifrat flasin vetë për përmasën e mashtrimit elektoral, përtej fatit të komisionerëve të Dobrushës, të cilët mund të dënohen me ndonjë gjobë simbolike apo mos dënohen kurrë nga gjykatat, vlen të analizohet fenomeni duke pasur parasysh se qendrat e votimit në fshatra apo edhe qytete ku votohet në përqindje të çuditshme, janë me qindra në shkallë vendi. Pa hyrë në statistika të detajuara për qendra votimi, mjafton të thuhet se në qarkun e Dibrës e të Kukësit, ku maxhoranca fiton bindshëm, përqindja e votimit kalon 60%, ndërsa në shkallë vendi ajo është 49%.
Në një shkrim të para një viti, në vigjilje të zgjedhjeve lokale, me titull Para Ruzhdies, ishin Lura e Kastrati, por jo vetëm ato, kam analizuar në mënyrë empirike disa nga rezultatet e shpallura nga KQZ në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2007, ku tërhiqnin vëmendjen komuna LurëDibër dhe Kastrat-Shkodër, ku kandidatët e koalicionit të majtë kishin marrë në të dyja rastet 0 vota, duke mos marrë as edhe votat e tyre personale.
Duke u kthyer te ngecja e reformës zgjedhore, është e thjeshtë të kuptohet se opozita ska asnjë arsye të bllokojë reformën zgjedhore. Përkundrazi, pyetja logjike që shtrohet është: kush ka interes nga mbajtja e kësaj statusquo-je, me këtë Kod Zgjedhor, KQZ, e në tërësi proces zgjedhor, që mundësoi Rruzhdijen e Fierit, Dobrushën e Lezhës, apo kudo tjetër në fshat e qytet, ku komisionerët e blerë apo frikësuar pranojnë që kutitë të mbushën me vota?! Sigurisht, që smund të jenë opozitarët humbës.
Janë fitimtarët e pozitës përfituesit direkt nga procese votimi si Rruzhdija, Dragusha e Dajçit apo edhe Tirana, që kanë arsye të shpresojnë se e njëjta skemë mund të përsëritet edhe në vitet 2013, 2015, 2017 e me radhë, e në këto kushte nuk ka çfarë u duhet reforma zgjedhore. Në logjikën e këtyre fituesve me çdo mjet, në përfundim të votimit, nëse nuk do të arrihet që votat të digjen në mënyrë transparente nga Ristani i radhës në breg të lumit të Tiranës si në vitin 2009, shanset që hajdutët zgjedhorë të kapen janë relativisht të vogla, qoftë edhe nga fakti që prokuroria ka vetëm 300 prokurorë e mijëra çështje të tjera, ndërsa qendra votimi janë gati 5 mijë. Por, edhe nëse provohet ndonjë Rruzhdije apo Dragushë tjetër, në një vend si Shqipëria, ku se paku në 7 vitet e fundit të pandehur për ngjarje nga më të rëndat kriminale bëjnë karr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›