Prishtinë, molotov ambasadës maqedonase
Koktej molotovi është hedhur në ambasadën e Maqedonisë në Kosovë. Lajmi raportohet nga mediat e Kosoves, te cilat duke iu referuar te dhenave te policise bejne me dije se nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale dhe se policia menjëherë ishte vënë në ndjekje të sulmuesve.
Mësohet se tre persona rreth orës 23.00 kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës së Maqedonisë që gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës. Policia theksoi se nuk ka të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Një togere policore po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe ajo menjëherë ishte hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që ka mundur të jetë më serioz. Forcat policore gjenden në vendin e ngjarjes. Ky sulm vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve ndëretnike në Maqedoni. (INA)