E Martë, 3 Nëntor 2026

Pse nuk firmosi Shehi? Mediu: Ai është opozitar. Nuk bën asnjë marrëveshje me socialistët

Krye republikani, Fatmir Mediu ka komentuar mungesën e kreut të LZHK-së Dashamir Shehi, në takimin në të cilën u firmos Fdereta e Opozitës. Sipas tij, pavarësisht mungesës, Shehi nuk bën marrëveshje me socialistët për Kodin Zgjedhor.

“Sa i përket Reformës Zgjedhore kemi përcjellë amendamente, të cilat nuk janë shqyrtuar nga Gjiknuri dhe Alibeaj. Unë, Shehi, Duka dhe Dule kemi çuar amendamente të përbashkëta. Nisma referendare për Kodin Zgjedhor dhe votimin e diasporës. Shehi ka një gjykim tjetër që secili subjekt të dalë më vete në zgjedhje dhe më pas vlerësimi të jetë sipas votave. Por nuk mendoj se kjo është e mirë sepse shumë vota shkojnë dëm. Edhe brenda sistemit me një zonë zgjedhore me proporcional jemi më të fuqishëm duke qenë bashkë se duke dalë më vete.”, tha Mediu.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›