E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulo- Mediut: S’ka vendim për koalicionet, Reformën Zgjedhore dhe kandidatin për kryeministër

Gazetari Arjon Sulo në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se ndonëse u krijua dhe kjo përbën një lajm të mirë, nga ana tjetër nuk arriti të publikojë një emër për kryeministër.

“Konfigurimi i Federatës është një lajm i mirë. Kjo  tregon opozitën reale një vit përpara zgjedhjeve. Përveç kësaj nevoje, druaj se kjo Federatë nuk ka efekte konkrete. Është larg prodhimit të një vendimmarrje për koalicion të përbërë, të cilat Rama i ka hequr me ‘këpërata’ në Kushtetutë. Kodin e ndryshoi, ra dakord në rezidencën e ambasadës amerikane dhe më pas e grisi. Duhet vendimmarrje për komisionin e Reformës Zgjedhore ku Federata nuk merr pjesë. Mungon emri i kandidatit për kryeministër që të ketë një bashkim real mes opozitarëve.”, tha Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›