“Pse nuk i erdhi keq për fëmijët e Tahirit, Edi Ramës?”, Meçani: Pas zgjedhjeve do shohim çudira

Gazetarja Juela Meçani e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Prnvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi deklarata e sotme të kryemisnitrit Edi Rama, i cili mori në mbrojtje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar një ditë më parë.
Meçani tha se komentet e Ramës duke përmendur shpesh fëmijën e Veliajt dukej që nuk ishin të sinqerta. Sipas saj ai ishte i detyruar të fliste në atë mënyrë, pasi Veliaj mund të dijë gjëra për të.
“Po pse nuk përmendi ky asnjëherë fëmijët e Tahirti, nuk i erdhi keq, pse nuk përmendi fëmijët e Kokës, apo Belerit. Në këtë histori fshihen vese e shantazhe dhe pas zgjedhjeve do të dëgjojmë çudira”, tha Meçani.