VIDEO/ Momenti kur agjentët e BKH-së marrin Veliajn nga godina e bashkisë së Tiranës

Vizion Plus ka siguruar videon kur agjentët e BKH-së marrin Veliajn nga godina e bashkisë së Tiranës.
Urdhër-arresti është firmosur këtë të hënë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Në orët e mesditës, Veliaj u shoqërua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Bashkia e Tiranës në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
SPAK nuk ka konfirmuar zyrtarisht pse është shoqëruar Erion Veliaj, por prej muajsh ai po hetohej për katër vepra penale: korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie.
Së bashku me të, nën hetim pasuror është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj të cilës është vendosur masa arrest shtëpie.
/vizionplus.tv