Pse nuk ka akoma aktakuze ndaj vellezerve Veselinovic

Zyrtare te misionit EULEX nuk pranojne te flasin rreth arrestimit nga policia e Serbise te Zvonko dhe Zharko Veselinovic-it dy serbe te cilet nga forcat paqeruajtese te KFOR-it jane identifikuar si dy personat qe organizuan dhe sulmuan trupat e KFOR-it ne Jagnjenice ne veri te Kosoves. Vellezerit Veselinovic u arrestuan ne Marten ne Kraleve te Serbise te dyshuar per kontrabande me derivate te naftes dhe narkotike veprimtaria e te cileve shtrihej kryesisht ne veri te Kosoves. Nje jave me pare gjate nje bashkebisedimi me disa gazetare nga Serbia komandanti i KFOR-it Erhard Drews tha se dy serbe Zvonko Veselinovic dhe vellai i tij jane identifikuar si organizatoret dhe lideret e akteve te fundit te dhunes qe jane kryer kunder ushtareve nderkombetare te KFOR-it ne barrikadat ne Jarinje dhe Jagnjenice ne veri te Kosoves.
Sulmet ne Jarinje dhe Jagnjenice jane udhehequr nga Veselinovicet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Sulmet e dhunshme ne Jarinje jane organizuar dhe udhehequr nga Zvonko Veselinovici perderisa konflikti ne Jagnjenice eshte udhehequr nga vellai i tij. KFOR-i ka video incizime qe mbeshtesin keto pohime dhe te cilat i jane derguar edhe misionit EULEX tha gjenerali Gjerman Erhard Drews. Gjate nje perleshjeje muajin e shkuar me serbet lokale ne Jagnjenice u lenduan 22 ushtare gjermane dhe austriake te KFOR-it ne perpjekje per te larguar barrikadat nga rruget. Madje dy ushtare gjermane u plagosen nga armet e zjarrit.
EULEX nuk jep informacione nese po zhvillohen apo jo hetime per vellezerit Veselinovic
Nderkohe zyrtare te misionit EULEX nuk pranojne te japin informacion se pse ky mision nuk ka ngritur akuze apo nuk ka filluar hetime per vellezerit Veselinovic edhe pse ka kohe qe ne zyrat e ketij misioni jane videoincizimet e bera nga KFOR-i. Nje zedhenese e misionit EULEX Irina Gudelevic thote Misioni EULEX ka protokoll policor me Beogradin i cili sherben per shkembim te informatave. Por ne nuk mund ti komentojme hetimet nuk mund te japim detaje e as emrat e njerezve te cilet po hetohen dhe kjo nuk ndryshon as ne kete rast. Momentalisht nuk kemi asnje koment lidhur me arrestimin e Zvonko edhe Zharko Veselinovicit thote Irina Gudeljevic.
Vellezerit Veselinoviq dyshohen per vepra te renda kriminale
Mirepo prokuroria e qarkut ne Mitrovice konfirmon se vellezerit Veselinovic jane ne listen e te dyshuarve te kesaj prokurorie per aktivitete te paligjshme dhe krime te kryera ne veri te Kosoves. Shyqyri Syla kryeprokuror ne prokurorine e qarkut ne Mitrovice numeron per DW se per cka dyshohen vellezerit Veselinovic.
Rrezikim i personelit te Kombeve te Bashkuara vrasje e rende ne tentative pengim i personave zyrtare ne kryerjen e detyrave te tyre sulm ne persona zyrtare thirrje per rezistence armembajtje pa leje shkaktim te rrezikut te pergjithshem kontrabandim te mallrave dhe bashkepunim kriminal thote Shyqyri Syla.
Do te kerkohet ekstradimi i Veselinoviqeve ne Kosove
Bildunterschrift Ushtare amerikane kontrollojne automjetet qe hyjne nga serbia ne Kosove.
Zoti Syla thote se per te gjitha keto vepra te renda per te cilat vellezerit Veselinovic dyshohen nevojitet ne kohe e gjate e hetimeve per te ngritur nje aktakuze. Megjithate ai thote se e ka ndermend qe nepermjet institucioneve kosovare ta beje vete nje kerkese per ekstradimin e vellezerve Veselinovic nga autoritetet serbe ne Kosove per faktin qe ata jane shtetas te Kosoves dhe jo te Serbise.
Mediet serbe njoftojne se njeri nga vellezerit Zvonko Veselinovic ishte arrestuar disa here nga policia me veri te Kosoves nen dyshimet per trafikim me narkotike vjedhje dhe trafikim te automjeteve por asnjehere nuk eshte gjykuar per shkak te sic thuhet mungeses se deshmive. Edhe kryeprokurori i prokurorise se qarkut ne Mitrovice Shyqyri Syla thote se ka veshtiresi ne zhvillimin e hetimeve kunder vellezerve Veselinovic per shkak te barrikadave ne veri te Kosoves ku hetuesit qofte te misionit EULEX apo te policise se Kosoves e kane te veshtire te levizin ne kete pjese.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica