E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse të hetuan?

Në regjistrat e Prokurorisë Speciale, Pieter Feith figuron si një nga njerëzit që është hetuar nga prokurorë të EULEX’it. Gjithçka lidhet me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Gazeta Express sjell dëshmi që involvojnë shefin e ICO’së në zgjedhjen e Gani Gërgurit në postin e guvernatorit, gjë që nxiti nisjen e hetimeve ndaj tij nga prokurorë europianë. Nga Leonard Kerquki më 20 qershor 2011 në ora 07:35

Shefi i ICO’së, Pieter Feith, ishte parë me simpati nga kosovarët, kur muaj më parë, teksa po formohej Qeveria e re, deklaronte se njerëzit që janë nën hetime nga drejtësia, nuk duhet të hyjnë në Ekzekutiv.

Në një vend me shkallë jashtëzakonisht të lartë të korrupsionit, deklaratat e holandezit shiheshin si një goditje e fortë për ministrat që ishin bërë sinonim i zyrtarëve që fusin dorën në arkat e taksapaguesve.

Por, në kohën kur shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare i ka bërë këto deklarata, edhe ai vetë, zyrtarisht, ishte nën hetime nga Misioni Europian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit, EULEX.

Burime të gazetës Express nga EULEX’i thonë se një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka hetuar Pieter Feithin.

“Hetimet janë zhvilluar në lidhje me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë zyrtari i EULEX’it, i cili foli në kushte anonimiteti për Express.

Sipas tij, Pieter Feith dyshohet se ka qenë direkt i involvuar në zgjedhjen e guvernatorit.

“Ne kemi pasur dëshmi se z. Feith ka ndikuar te Bordi i Bankës Qendrore, që në pozitën e guvernatorit të zgjidhej Gani Gërguri. Dhe, siç është i njoftuar opinioni, tash z. Gërguri është duke e ushtruar këtë funksion”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›