E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’na duhet Shqipëria

Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të delegojë përfaqësimin diplomatik tek asnjë vend. Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme kishte rekomanduar që Shqipëria ta përfaqësojë Kosovën në vendet e treta. Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami, thotë se Kosova do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe vendet e rajonit për shërbimet konsullore. Nga Valmir Klaiqi më 20 qershor 2011 në ora 07:45

Përfaqësimi diplomatik i Kosovës nga Shqipëria, në vendet e treta, siç ka propozuar Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Jashtme.

Para një muaji, Komisioni që udhëhiqet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar një propozim te MPJ’ja që kishte të bënte me përfaqësimin reciprok ose të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë në vendet e treta.

Propozimi i legjislativit kosovar mbështetet në nevojën që në vendet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe në vendet, në të cilat përkundër njohjes, ende nuk është shtrirë përfaqësimi diplomatik i Kosovës, të ketë përfaqësim nga ana e Shqipërisë.

Në propozim është pohuar gjithashtu që përfaqësimi reciprok ose i përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ka për qëllim përmbushjen e nevojave dhe realizimin e interesave të shumta të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore të Kosovës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e të këmbimeve kulturore.

Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se Ministria e Jashtme nuk do të bëjë kurrfarë marrëveshjeje me Shqipërinë për t’ia deleguar përfaqësimin diplomatik në ndonjë vend, siç ka kërkuar Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›