E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Dekori i Tiranes pa asnje kosto investoi biznesi

Kryebashkiaku Basha Nuk kandidoj per postet drejtuese te PD-se Tiranes i duhet nje kryetar bashkie me kohe te plote

-Nga 124 dosje paratamentesh qe kane marre lejen e shfrytezimit ne Bashkine e Tiranes konfirmohet se 92 prej tyre jane hipotekuar

-Ne 22 dhjetor mblidhet Keshilli Bashkiak do te kaloje buxheti I Tiranes

-Heqje taksash pper kater vjet bizneseve te reja dhe atyre aktuale qe punesojne mbi 50 punonjes te ri

Tirana kishte harruar te festonte atmosfera festive ne kryeqytet prej 11 vitesh nuk ndihej ndersa aktualisht ne cdo cep te tij qyteti eshte mbuluar nga dekori festiv dhe bredhi me I madh I vendosur ndonjehere prej 14 metrash ne qender te Tiranes. Zbukurimet dhe dekori I vendosur ne kryeqytet shume kujt I dukeshin shpenzime te teperta per nje bashki e cila prej dy vitesh gjendje pa buxhet por kryebashkiaku Lulzim Basha dje ne nje interviste per emisionin Fakt te gazetarit Ccim Peka tha se dekori Tirana kete vit nuk u privua nga atmosfera festive dhe zbukurimi me dekoret fale kontributit te biznesit kun e menyre te vecante bredhi prej 14 metrash eshte sjelle nga Belgjika nga nje biznes. Ne interviste kryebashkiaku Basha gjithashtu deklaroi punen e bere ne 130 dite ne drejtim te Bashkise se Tiranes dhe sfidat qe e prisnin ne ditet ne vijim. Po ashtu kreu I bashkise se tiranes hodhi edhe nje here zerat poshte per nje kandidim per poste drejtuese ne Partine Demokratike duke deklaruar se postin e qytetarit te pare te Tiranes deshironte ta kryente me kohe te plote. I pyetur per humbjet e personaliteteve te medha te pretendentin per fronin mbreteror Leka Zogun e Pare dhe z. Sabri Godo Basha shprehu vleresimin e larte per to teksa edhe u emocionua per humbjen e z. Godo.

Premtimet e mbajtura edhe pas 100-diteshit

Kryebashkiaku Basha tha se -Sot ndodhem ne pozite per shkak te votes dhe premtimeve te dhene. Fraza tirane moderne kam pasur parasysh nje numer gjerash te cilat percaktojne rrugen pe rte shkuar ne nje tirane kyu ta gezxojne te gjithe qytetaret e saj. Zhvillimi ekonimik dhe krijimi I vendeve te punes pasi aktualisht jetojme ne nje vend ku fqinjet tane po kalojne situate te veshtire ne keto kushte bashkia e tiranes dhe une te marrim te gjitha masat qe te bejme qytetin nje qytet konkurrues per te hapur vendet e punes. Propozimi im i pare qe kaloi ne Keshill Bashkiak ishte per uljen e taksave deh tarifave vendore . Heqja e taksave vendore per kater vjet per cdo biznes qe puneson 50 ose me shume qytetare. Nga ana tjeter kreu I bashkise tha se eshte ne negociata me qeverine per rimbursimin cdo biznesi puneson 500 punonjes te ri te marre mbrapsht tarifen tatimin mbi fitimin. Pasi sipas tij Tirana eshte qyteti qe ka klimen me te mire per investimet ne Tirane. I pyetur per largimet e stafit nga bashkia Basha tha se eshte gjendur perballe nje fakti te kryer dhe vendimi te marre tashme. Por nga ana tjeter mbi 80 per qind e punonjesve te Bashkise se Tiranes ndodhen ne poziten qe kishin.

Sa I takon buxhetit me te cilen po punon bashkia Basha tha se mbledhja e taksave kishte rene ne rekorde historike duke mbledhur vetem 2 perqind te taksave. Kjo eshte e shkuara une dua te fokusohem tek e ardhmja ky ehste fokusi total I imi kjo eshte ajo qe qytetaret presin kjo eshte ajo qe une do realizoj.

Premtimet

Nderkohe qe sqaroi edhe premtimet e mbajtuara edhe pas 100 diteshit te pare-Kur e shpallem axhenden patem shume skeptic. Ne bilancim qe beme ne 100 diteshin e pare jane realizuar. Ne kemi nisur punen per nje praktike sherbimi per te gjitha lejet dhe sherbimet ne Bashkine e Tiranes. Qe nga fillimi I janarit bizneset do vijne te sherbehen vetem me nje ndalese. Ne kemi marre seriozisht kete pune dhe kjo praktike I kursen bizneseve leke. Kam premtuar qe do te nise qe ne ditet e para mbrojtjen per agjencine per konsumatoret qe nga janari kjo agjenci do te nise punen qe ne fillim te janarit. Agjencia per mbrojtjen e konsumatorit eshte nje premtim i mbajtur ne 100 diteshin e pare ne krye te Bashkise se Tiranes. Diten e shtune nis bisedimet per te kontrolluar mos rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore. Brenda afateve te percaktuara kam realizuar premtimin per marrjen e hipotekes duke plotesuar dosjet e 124 apartamenteve. Nga kontaktet me kryeregjistruesin deri me tani kam mesuar se jane hipotekuar dhjetera dosje. Po ashtu kisha premtuar nisjen e punes per hartimin e planit rregullues te Tiranes. Puna ka nisur takimet e grupit te punes po zhvillohen me ritme te shpejta. Gjithashtu beje thirrje qytetareve te Tiranes te behen pjese e planit. Ne nuk kemi pse paragjykojme asgje nga sa eshte bere me pare. Gjithcka e dobishme do te merret parasysh.

Tirana qytet me asnje ndertese te bukur A do kete Tirana ndertesa symbol

Ka kerkese per ndertesa te tilla. Sapo kjo faze te jete ne shqyrtim nga plani I punes ne do ti japim Tiranes ndertime cilesore funksionale pse jo monumentale. Por me pare duhen zgjidhur problemet infrastructures.

Sa I takon vendimit per rishqyrtimit te projektit te sheshit Skenderbej kreu I bashksie sqaroi se projekti sic ishte propozuar nuk ishte afer perfundimit por as fondet nuk majftonin. Nderkohe qe kthimi ne sheshin pedonal nuk kishte asnje mase. Nuk jepej zgjidhje per unazen e vogel per parkime te nendheshme dhe nenkalime te nendheshme. Konstatimi im empirik i shtohej konstatimi shkencor nga ekspertet e bashkise dhe transportit. Nderkohe situata ne shesh shkatonte stres te qytetaret. Detyre kryesore ishte dhenia e nje zgjidhje immediate per trafikun. Nderhyme me nje projekt bazuar ne tre parime te rikthejme levizjen te ruajme punimet e bera deri tani dhe se fundi te shpenzonimin miimunin e parave. Sheshi aktual ka permbushur te treja keto kushte. Presim ekspertet te japin nje studim te plote per projektin final te sheshit. Projekti aktual eshte bere nga eksperte aktual dhe eksperte te huaj. Sheshi eshte bere me shpenzime minimale eshte bere ne kohe record dhe nuk eshte projekti perfundimtar. Projekti aktual nuk eshte perfundimtar ne presim te perfundoje studimi per projektin final. Bashkia e Tiranes ne keto 130 dite ka orientuar punen drejt zgjidhjeve te problemeve te kryeqytetasve.

Festat

Mirepo atmosfera festive ka nisur te ndjehet ne qytet edhe axhenda e bashkise eshte e ngarkuar sipas Bashes festat duhet te bashkojne njerezit dhe te ndjehen mire. Me ndihmen e qytetareve dhe bizneseve te Tiranes. Festat jane rast i mire per te festuar dhe per ta ndjere kete atmosfere. Ne po bejme nje perpjekje modeste. Ka nje besim te ri dhe te angazhohemi per nje qytet festiv. Ne kemi organizuar shume aktivitete do kete abbagjysh per te ndare me femijet e kopshteve dhe cerdheve dhuarat. Kemi aktivitet nga qendrat kulturore te Tiranes. Inaguruam sot nje qyteze te vogel festash. Eumlshte mire qe per festa te bashkohemi dhe te japim nje kontribut per qytetaret e Tiranes. Do te kete koncerte edhe per te rriturit te premten organizohet gjithashtu sofra tiranase ne diten e rinise do te kete nje aktivitet per rinine. Ne total behen 12 aktivitet te medha kulturore por edhe aktivitete te tjera edhe ne lagjet e Tiranes. Dekori do vazhdoje jo vetem ne qender por edhe ne rruge te tjera te qytetit-tha kreu I bashkise.

Propozimi

Gjate ketyre dy diteve ka humbur figura si Leka Zogu 1 dhe Sabri Godo. Si e shikoni PD-ne pa keto dy figura Kesaj pyetje Basha iu pergjigj I emocionuar -Te dy ishin personalitete te nje kalibri te jashtezakonshem. Zoti Godo ishte me shume se nje mik per mua dhe humbja e tij eshte dicka qe une e ndjej. Duhe te vazhdojme te kultivojme ndjesite me te mira qe dergon. Basha jep vleresime edhe per kryeministrin Berisha teksa thekson edhe sfidat me te cilat po perballet vendi jone. Nderkohe qe perjashtoi kategorikisht kandidimin per per poste drejtuese ne Partine e Tiranes. Pasi sipas tij- Une kam vendosur te punoj si kryebashkiak i Tiranes me kohe te plote per ti dhene Tiranes nje impact europian.

Qyteza me kontribut vullnetar

Kryetari i Bashkise se Tiranes z.Lulzim Basha mori pjese dje ne ceremonine e hapjes se Qytezes se festave te Fundvitit. Kjo qyteze e ngritur ne Rrugen Murat Toptani pervecse nje vend argetimi per qytetaret eshte edhe nje mundesi e mire marketingu per kompanite me te njohura qe operojne ne tregun shqiptar. Zoti Basha tha se kjo qyteze vjen ne Tirane si pergjigje ndaj kerkesave me standard europian te qytetareve te Tiranes.

Kryebashkiaku beri te ditur se Dhjetori do te jete nje muaj i vecante festiv per Tiranen. Sipas Bashes atmosfera do te ndihet ne te gjitha lagjet e qytetit dhe askush nuk do te jete i perjashtuar nga keto festa.

Kryetari i Bashkise Lulzim Basha falenderoi bizneset e Tiranes per kontributin vullnetar qe dhane per dekorin dhe aktivitet festive ne Tirane ndersa beri te ditur se nuk eshte harxhuar asnje qindarke e taksapaguesve te kryeqytetit. Sipas Bashes kjo eshte shenja me e qarte e besimit qe keto biznese dhe te gjithe qytetaret tane kane tek e ardhmja e qytetit tone dhe me kete besim tek e ardhmja jone besojme tek nje vit 2012 i mbare dhe i begate per te gjithe ne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›