Dy video prokuroria kerkon imunitetin e Metes dhe Priftit

Prifti filmon veten duke marre ryshfet 70 mije euro
Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar Kuvendit heqjen e imunitetit per Ilir Meten e Dritan Priftin te akuzuar per korrupsion. Eksperti amerikan zbulon videon e fshire ne kompjuterin e Priftit ku ai filmonte veten duke marre ryshfet
Prokuroria e Pergjithshme ka dorezuar kerkesen per heqjen e imunitetit te deputeteve Ilir Meta e Dritan Prifti. Kerkesa vjen pas hetimeve qe jane bere per nje video te publikuar ne media me 12 janar. Ne video shfaqet zv/kryeministri duke kerkuar nga zyrtari i partise se tij te beje pazare korruptive. Video shkaktoi shume debat. Prokuroria e Tiranes nisi hetimet dhe pasi gjeti elemente te vepres penale ia nisi dosjen Prokurorise se Pergjithshme per shkak se behej fjale per hetimin e njerezve me imunitet parlamentar. Edhe pse nuk ka nje njoftim zyrtar mesohet se akuza ndaj Metes eshte per korrupsion aktiv. Kurse akuza ndaj Priftit eshte korrupsion pasiv.
Prokurorja e Pergjithshme e bazon kerkesen per ndjekjen penale te Ilir Metes ne dy pika Se pari ne deshmite e Dritan Priftit te cilin e citon se regjistrimin e ka bere per shkak te kerkesave dhe nderhyrjeve per favore kercenimeve urdhrave dhe presioneve te bera nga Ilir Meta gjate ushtrimit te detyres. Sipas deshmise se Dritan Priftit te ciles i referohet prokurorja e Pergjithshme veprimet jo ne perputhje me ligjin jane edhe rastet e fiksuara ne video qe kane te bejne me ofrimin e shumes prej 700 mije euro dhe 7 te aksioneve per dhenien e koncesionit te nje hidrocentrali.
Pika e dyte ku mbeshtetet prokurorja e Pergjithshme per te kerkuar heqjen e imunitetit te Ilir Metes dhe ndjekjen penale te tij eshte konkluzioni i nje eksperti amerikan konkluzion i cili i bashkelidhet kerkeses per imunitet. Ne kete konkluzion mes te tjerash thuhet se Videoja qe eshte transmetuar ne programin televiziv dhe qe gjendet ne USB-ne e dorezuar nga Dritan Prifti si prove ne fakt eshte vetem gjysma e videos. Videoja e plote gjendet ne sistemin e kompjuterik po ashtu te dorezuar nga Dritan Prifti si prove. Duket se videoja e plote eshte ndare ne dy video te ndryshme shprehet eksperti duke shtuar se nuk ka gjetur prova qe personat qe jepen ne video jane tjetersuar. Eksperti thote gjithashtu se nuk ishte ne gjendje te pastronte segmentin audio te videos me pajisjet qe kishte ne dispozicion. Data ne BIOS dhe koha ne kompjuter ishin ne perputhje me daten dhe kohen aktuale ne Shqiperi. Si rezultat konkludon eksperti duket se te gjitha datat dhe kohet e dhena me pare ne kete raport jane te sakta.
Prokurorja e Pergjithshme thote ne kerkesen e saj se sipas konkluzionit te aktit te ekspertimit rezulton se videoregjistrimi eshte i patjetersuar dhe shkalla e gabimit eshte zero.
Ndersa historia per ndjekjen penale te Dritan Priftit per korrupsion pasiv ne bashkepunim megjithese bazohet tek videoregjistrimi i bere prej vete zotit Prifti ka marre nje rrjedhe te papritur. Ne kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te Dritan Priftit Prokurorja e Pergjithshme eshte bazuar serish tek akti i ekspertit amerikan per te njejtin material te dorezuar prej Dritan Priftit. Ne kompjuterin ku zoti Prifti kishte hedhur materialet e regjistruara prej tij eksperti thote se ka zbardhur edhe nje video e cila ishte fshire nga aparatura. Permbajtja e kesaj videoje te fshire shpjegohet ne kerkesen e prokurores se Pergjithshme per ndjekjen penale te Dritan Priftit per korrupsion pasiv. Prokurorja e Pergjithshme shkruan se nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila eshte fshire dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti. Ne video jane te regjistruar dy persona ish ministri Dritan Prifti dhe ish zevendesministri i Ekonomise Leonard Beqiri. Keta shtetas sipas asaj qe evidentohet ne video kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike.
Prokurorja e Pergjithshme thote se ne kete video ne nje moment shihet qe Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri ndajne mes tyre nje shume parash prej 70 mije eurosh. Nga provat e grumbulluara thote prokurorja e Pergjithshme ka te dhena te mjaftueshme qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se deputeti Dritan Prifti ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv ne bashkepunim. Korrupsioni aktiv per te cilin akuzohet Ilir Meta parashikohet ne kodin penal si veper qe denohen nga 1 deri ne 5 vjet dhe me gjobe nga 500 mije deri ne 2 milione leke. Ndersa korrupsioni pasiv ne bashkepunim per te cilin akuzohet Dritan Prifti denohet nga 4 - 12 vjet dhe me gjobe nga 1 - 5 milione leke.
Laptopi i Priftit nxjerr ne shesh te dhena te papritura qe perfshijne edhe vete akuzuesin ne afera korruptive
Eksperti USA Nuk ka montazh
Mua me eshte kerkuar qe te ekzaminoj driver-in dhe te percaktoj nese dosjet e videos jane tjetersuar duhet te theksoj se tjetersimi i videos eshte nje proces shume i veshtire dhe se programi per te bere te mundur kete gje eshte shume i shtrenjte. Une i studiova dosjet e programit Program Files dhe nuk gjeta asnje program softuere te instaluar qe te ishte perdorur per tjetersimin e videos.
Me poshte gjeni opinionet e mia
Kamera ka kapacitet ruajtes te brendshem prej 8GB dhe eshte perdorur per te regjistruar ne versionin video. Ajo eshte lidhur me sistemin e kompjuterit portabel laptop. Po ashtu une isha ne gjendje qe te zbardh nje video qe ishte fshire nga aparatura.
USB-ja permban tre dosje dokumente video qe jane formate te ndryshme te te njejtes video. Video qe eshte transmetuar ne programin televiziv dhe qe gjendet ne USB ne fakt eshte vetem gjysma e videos. Video e plote gjendet ne sistemin kompjuterik. Duket se videoja e plote eshte ndare ne dy video te ndryshme...
Prokuroria ka kerkuar prane parlamentit te hiqet imuniteti i ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta qe te fillojne hetimet per videon korruptive
Eksperti
Video e re e zbuluar nga prokuroria shqiptare eshte regjistruar nga vete ish-ministri Dritan Prifti. Burime te prokurorise pohuan dje se ajo eshte zbuluar nga nje ekspert amerikan i cili ka punuar me pare edhe me organet hetimore ne SHBA. Ky eshte nje person i njohur ne fushen e informatikes dhe ka mundur qe te gjeje videon e fshire ne hardiskun 8GB te ores se tavolines me te cilen ishte filmuar videoja.
Video
Sipas burimeve te prokurorise video ne fjale eshte 32 minuta e gjate. Skena eshte ne zyren e ish-ministrit Dritan Prifti dhe pervec tij aty ndodhet edhe zv.ministri i Ekonomise Leonard Beqiri. Ne video shfaqet nje shume prej 70 mije eurosh e cila sipas prokurorise eshte ndare mes Priftit dhe Beqirit. Burimet e prokurorise pohuan se zeri ne video eshte i dobet por gjithsesi ekspertet kane mundur qe te nxjerrin thelbin e saj.
Nderkombetaret
Bashkimi Europian dhe Ambasada Amerikane kane shprehur shqetesimin e tyre per situaten e krijuar se fundmi ne parlamentin shqiptar. Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian shprehin shqetesimin e thelle se disa anetare te parlamentit kane kryer sjellje shume te pahijshme gjate seances se fundit. Populli shqiptar pret qe anetaret e parlamentit te sillen me maturi aq me teper ne situaten e tanishme duke treguar respekt per koleget si dhe per institucionin e Parlamentit te Republikes se Shqiperise. Mosmarreveshjet mes partive duhet te zgjidhen permes debateve civile dhe dialogut - thuhet ne deklaraten e perbashket te Bashkimit Europian dhe Ambasades Amerikane