Pse u konvertuan shqiptaret ne myslimane
Pse u konvertuan shumica e shqiptareve ne myslimane Kjo pyetje nuk eshte thjesht e karakterit historik. Mbi te gjitha ne debatin publik shqiptar ajo perben nje pyetje politike. Debati mbi konvertimin e shqiptareve ne ligjerimin publik eshte i lidhur me pyetje dhe me shpesh shpjegime per gjendjen tone politike ekonomike e kulturore per prapambetjen e fatkeqesite historike per orientimin gjeopolitik dhe pavaresine e vonuar.
Ky debat pasurohet perdite nga kontributi i politikaneve shkrimtareve politikano - shkrimtareve armates se analisteve e qejflinjve te tjere te historise dhe duket te jete kthyer ne zbavitje mbarekombetare tonen ne kohe te lire. Ne kete vershim prurjesh kontributi i nje historiani te mirefillte si Dr. Dritan Egro Shtypi ditor 5 Dhjetor 2010 eshte vertet i mirepritur.
Egro nuk eshte kufizuar ne rolin tradicional te historianit te montuar ne katedren e tij qe i paraqet studimet neper konferenca midis kolegesh por prej kohesh ka marre rolin e intelektualit qe perfshihet ne pasurimin e ligjerimit publik teksa sjell prirjet me te reja te historiografise duke u distancuar nga metodat e ideologjizuara.
Kjo eshte arsyeja pse artikulli i tij Mbi konvertimin fetar tek shqiptaret ka dhe elementin e tij zhgenjyes.
Egro me te drejte ve ne dukje se nje studim i procesit te konvertimit kerkon njohje te dokumentacioneve kishtare si dhe ato osmane shenime udhetaresh e njohje te vete dogmes se Islamit dhe Krishterimit.
Disa nga keto burime jane perdorur dhe nga historiane te huaj si Peter Bartl por komente mbi konvertimin e shqiptareve jane perfshire dhe ne shenimet e udhetares se mirenjohur per publikun shqiptar Edith Durham.
eshte me e rendesishmja Egro ve ne dukje ate qe shume komentatore shpesh harrojne faktin se procesi i konvertimit ne Islam i shqiptareve eshte nje proces kompleks dhe i shtrire ne shekuj.
Te kuptuarit e ketij fakti se paku duhet te vere ne dyshim ekspertizen e shpjegimeve simplistike qe nuk degjohen vetem ne muhabete kafenesh por shprehen nga analiste qe ftohen te mesojne publikun.
Shpjegime si shqiptaret e kthejne gunen nga fryn era shqiptaret u konvertuan qe te mbajne arme shqiptaret e kuptuan qe Islami eshte fe me e mire shqiptaret u konvertuan qe te mos paguajne taksa shqiptaret u konvertuan me dhune shqiptaret u konvertuan qe ti rezistojne asimilimit sllav e te tjera si keto jo vetem qe jane te pamjaftueshme ne perpjekjen e tyre per te shpjeguar veprimet e kaq e kaq njerezve ne lokalitete shpesh te ndryshme e pa lidhje me njera-tjetren gjate nje periudhe disa shekullore por na tregojne me shume per ata qe i perqafojne keto ligjerime se sa na tregojne se cfare ndodhi
Kufizimet ideologjike nuk tregohen vetem ne shpjegimet qe japim por edhe ne pyetjet qe ngreme. Egro e mbyll artikullin e tij duke na dhene vetem dy mundesi pse konvertimi mund te kete ndodhur ose per fanatizem doktrinar fetar ose si instrumentalizim pragmatist.
Pyetjet qe ngre Egro jo vetem injorojne pyetjet e ngritura nga historiane te tjere por bien dashje pa dashje ne premisat e ideologjizuara te debatit publik shqiptar. Historianet nuk nisen te studiojne pyetje per te cilat ata vete sugjerojne paraprakisht pergjigjen.
Por a eshte e vertete dikotomia e ngritur midis fanatizmit nga njera ane dhe pragmatizmit nga ana tjeter A eshte nevoja fetare e bashkesive shoqerore - ne kohera kur feja eshte i vetmi burim qe shpjegon boten shenon fillimin dhe permbylljen e jetes dhe rregullon marredheniet shoqerore - shfaqje fanatizmi
Kjo pyetje nuk ngrihet ne menyre hipotetike por ashtu sikurse Dr. Egro e shtron eshte nje pyetje qe burimet historike na shtyjne ta ngreme.
A eshte e perjashtuar per nje shqiptar qe motivimi i konvertimit te kete qene pragmatist Dikush mund te jete mahnitur nga ndonje dervish kalimtar ndonje tjeter te kete qene edhe fanatik fetar dhe nese gjejme prova per secilen nga keto mundesi si dhe te tjera si vlejne keto per te shenuar karakterin e pergjithshem te nje popullsie te tere neper disa shekuj A ka dallime midis procesit te konvertimit ne zonat rurale nga ato urbane
A eshte e njejte vemendja e autoriteteve osmane per te gjitha trevat ne te gjithe kohet A ka dallime ne zonat ku shtrihet Kisha Ortodokse nga ajo Katolike dhe pse A kane rol dallimet dhe konfliktet midis dy kishave ne procesin e konvertimit
A ka dallime ne shkallen e konvertimeve ne periudha te ndryshme dhe cila eshte lidhja e konvertimeve ne keto periudha me ngjarjet historike dhe zhvillimet shoqerore te epokes A mund te kete nje pergjigje te vetme per pyetjen rreth konvertimit vetem nje faktor vetem nje arsye qe shpjegon gjithcka
Keto jane pyetje qe na vijne ndermend teksa lexojme artikullin e Egros dhe prandaj na falet te habitemi se se fundi shpjegimi i konvertimit per Egron gjendet ose tek fanatizmi ose tek pragmatizmi.
Asnje historian sot nuk mund te dale pertej njohjes se debatit politik ne qender te pyetjes se konvertimit por cdo historian i kupton premisat johistorike te tij. Ky debat eshte ngritur mbi bazen e determinizmit historik mbi krahasimin e supozuar te asaj qe ndodhi me nocionin e supozuar qarte te asaj se si duhej te kishte ndodhur.
Ne baze te kesaj premise eshte veshtrimi i 500 vjeteve histori jo si ngjarje por si aksident. Historia e paideologjizuar nuk mund te ndihmoje ne kete diskurs por as nuk mund te pretendoje se kishte nje marreveshje qe shkonte permes brezave e trevave te te gjithe shqiptareve qe te konvertohen ose per pragmatizem ose per perqafim fanatik te fese.
Ne ceshtjen e konvertimit historiane si Dr. Egro nuk mund te na tregojne cdo kish ndodhur - se vete pyetja eshte sakate - por mund te na tregojne ndoshta jo ne menyre shteruese ate cfare historia ka marre persiper te tregoje fare ndodhi