Kuvendi asnje ligj i kalendarit nuk eshte gati

Ne fakt shtyrja e seances se Parlamentit lidhet me dy arsye. E para eshte vendimi i kryesise se Kuvendit per shtyrjen e seances per shkak te permbytjeve dhe arsyeja e dyte eshte mungesa e projektligjeve per votim ne Kuvend.
Permbytjet ne Shkoder sollen mbylljen e punimeve te Parlamentit. Ky eshte justifikimi i pare qe sjell administrata e Kuvendit.
Ndersa po te shikosh kalendarin e punimeve te miratuar ne Konferencen e Kryetareve vihet re se pese projektligjet e percaktuara ne rendin e dites per seancen e 9 dhjetorit nuk kane perfunduar ne shqyrtuari dhe miratuari ne komisionet parlamentare.
Kane ngelur edhe dy seanca deri ne fundin e muajit dhjetor ku ne njeren prej tyre do zhvillohet edhe mocioni me debat per Kryetaren e Kuvendit.
Permbytjet
Administrata e Kuvendit ka lajmeruar te gjithe deputetet per mosmbledhjen e seances diten e sotme duke dhene edhe arsyen per shtyrjen e Parlamentit.
Njoftohen te gjithe deputetet se seanca plenare e dites se enjte dt 9.12.2010 nuk do te zhvillohet per shkak te impenjimit te deputeteve ne zonat e permbytura ne funksion te perballimit sa me te mire te situates se fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Shkodres thuhet ne njoftimin e administrates se Parlamentit.
Seanca plenare e Kuvendit nuk do te mblidhet sot pasi deputetet jane te angazhuar ne pjesen me te madhe te tyre. Nuk ka ende nje informacion te dyte se kur do te zhvillohet seanca e radhes por thuajse te gjithe deputetet e mazhorances dhe ministrat ndodhen ne levizje te shpeshta ne Qarkun e Shkodres.
Po keshtu edhe deputetet e opozites kane shkuar ne zonat e permbytura per te qene sa me prane te demtuarve nga reshjet dhe shkarkimet e ujerave nga digat e hidrocentraleve.
Arsyeja e dyte e shtyrjes se Kuvendit e cila kalohet ne heshtje eshte edhe mungesa e projektligjeve.
Mungesa e projektligjeve
Ne rendin e dites se seances plenare pervec diskutimit te lire 60 minuta ishin parashikuar 5 projektligje ku asnje prej tyre nuk ka marre miratimin final nga komisionet parlamentare.
Akti normativ per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise ka marre miratimin vetem ne Komisionin e Ligjeve dhe ne Komisionin e Ekonomise nuk eshte diskutuar ende.
Po keshtu edhe projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7928 date 27.4.1995 Per tatimin mbi vleren e shtuar te ndryshuar ende nuk ka marre miratimin e Komisionit te Ekonomise.
Edhe drafti me ndryshime per sektorin e energjise elektrike nuk ka marre nje miratim perfundimtar nga komisionet cka pengon votimin ne sallen e Parlamentit.