E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e shtate

Shkodra eshte ne diten e shtate te fatkeqesise natyrore te ngritjes se liqenit te prurjeve si asnjehere tjeter por ne fakt eshte dhe ne diten e 60 te fillimit te ketyre fatkeqesive natyrore qe kane filluar nga Alpet dhe pastaj ne Boge e me radhe derisa ka ardhur ky moment te cilin ju e keni pasqyruar me vertetesi. Sic e shikoni vazhdon nje impenjimi i jashtezakonshem

Nga Jozefina Topalli

Shkodra eshte ne diten e shtate te fatkeqesise natyrore te ngritjes se liqenit te prurjeve si asnjehere tjeter por ne fakt eshte dhe ne diten e 60 te fillimit te ketyre fatkeqesive natyrore qe kane filluar nga Alpet dhe pastaj ne Boge e me radhe derisa ka ardhur ky moment te cilin ju e keni pasqyruar me vertetesi. Sic e shikoni vazhdon nje impenjimi i jashtezakonshem. Nje perpjekje e gjigante per te prekur me gjithe deshiren dhe vullnetin cdo shtepi cdo familje jo vetem ne komunat qe e rrethojne Shkodren jo vetem rrethina te cilat jane ende te permbytura ku nje numer i madh shtepish jane te rrethuara nga uji por edhe ketu ne lagjet periferike te Shkodres ka nje perqendrim te rendesishem dhe themelor per te mbeshtetur keto familje me te gjitha sherbimet qe ato kane nevoje.

Ajo qe eshte shume e rendesishme kur te ndodhin fatkeqesi natyrore ne mencurine enjeriut eshte se edhe ne ate fatkeqesi natyrore te shikosh se cilat jane oportunitetet. Natyrisht kane filluar qe vitin e kaluar disa projekte te ravijezoheshin nderkohe qe nje pjese e tyre jane mbyllur. Por pas kesaj fatkeqesie natyrore qe nuk eshte vetem e Shqiperise por eshte edhe e rajonit e Evropes ndoshta dhe ne nje shkalle me te gjere mendoj se projektet e By passit te Shkodres projektet ne lidhje me Skavicen projekte qe kane te bejne me Bunen jane projekte gjigante jane projekte qe kerkojne kohen e tyre qe kerkojne financime te rendesishme.
Dhe une jam e kenaqur qe ne Buxhetin qe kemi kaluar keto projekte jane perfshire. qe do te thote qe ne nje periudhe kohe jashtezakonisht te shkurter. do te fillojne menjehere zbatimi tyre.
Une dua te falenderoj deputetet jo vetem te Shkodres te cilet jane ketu nate dhe dite sepse u takon dhe bejne te tyren per te ndihmuar per te mbeshtetur por une falenderoj dhe deputetet qe vine nga rrethe te tjera. Falenderoj deputetet te cilet kane vene nje pjese te rroges se tyre. Natyrisht nuk mund te mos permend deputetin Andis Harasani i cili ka vendosur tri rroga ashtu sikurse dhe gjithe deputete demokrate qe kane vene pjese te rendesishme te rroges se tyre
Dua te falenderoj ne menyre te vecante pervec bizneseve qe kane sjelle ndihma te te gjitha llojeve por dhe mbeshtetje financiare ne numrin e llogarise se Bashkise Shkodres.

Ajo qe me ka bere pershtypje me shume eshte mbeshtetja e qytetareve te thjeshte emri i te cileve nuk do te merret ndonjehere vesh sepse nuk kane dashur qe kane dhene ate qe kane mundesi ne numrin e llogarise se Bashkise se Shkodres.

Dua te falenderoj ndihmat qe kane sjelle nga Kosova ne fakt ndihmat nga Kosova kane ardhur qe ne diten e pare dhe e rendesishme eshte qe te kapet momenti gjithmone eshte e rendesishme mbeshtetja por vlera themelore eshte qe te jesh ne momentin e pare te kuptosh sa e rende eshte fatkeqesia natyrore dhe te mbeshtesesh njerezit qofte ne evakuim qofte ne nevojat e tjera qe kane ne keto momente.

Dua te falenderoj me gjithe zemer ushtaret policet te gjithe Shtabin qe punon ne menyre krejt unike pushtetin lokal Prefektin Kryetarin e Qarkut Kryetarin e Bashkise dhe kryetaret e komunave.
Natyrisht kesaj radhe shteti ka qene edhe me i angazhuar. Te gjithe ju jeni deshmitare te nje gatishmerie te nje solidariteti dhe te futjes ne pune te nje makinerie te jashtezakonshme qe punon dhe kerkon te shkoje ne menyre kapilare per te ndihmuar cdo qytetar.
Edhe nese ka raste qe ndonje qytetar apo ndonje familje nuk eshte ndihmuar po behen planet operacionet te vecanta per ta gjetur secilin prej tyre per ta mbeshtetur. Natyrisht falenderoj dhe ato vajza te reja te forumit te PD qe kane shprehur gatishmerine per te mbeshtetur banoret.
fare ka te vecante Shkodra E vecanta eshte se cdo qytetar ne keto momente edhe kur nuk eshte pjese e prekur e fatkeqesise natyrore ne shtepine e tyre ne oborrin e tyre ne familjen e tyre ata konsiderojne se kjo fatkeqesi natyrore eshte sikur ti kete prekur ata.
Kane nje shpirt solidariteti kane nje shpirt vullnetarizmi qe i fisnikeron shume
I falenderoj per qetesine e tyre per mirekuptimin e tyre bashkepunim me strukturat e shtetit me Shtabin i cili eshte ketu nate e dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›