Pse u mbyll xhamia e Marines
Autoritetet komunale te Skenderajt kane mbyllur xhamine ne fshatin Marine, per shkak te dyshimeve per keqperdorime te xhamise per aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nen juridiksionin e Bashkesise Islame dhe manipulime, sic thuhet, me femra e femije. Iniciatoret per mbylljen e xhamise thone se me kete hap nderpritet radikalizmi islamik ne fshat
Xhamia ne fshatin Marine te Skenderajt prej tre ditesh eshte mbyllur, si per besimtaret, ashtu edhe per vete Xhemajl (Kastriot) Duken, i cili ushtroi ne te funksionin e imamit, ndersa hapesiren e xhamise e shfrytezoi per aktivitete te shoqates "Rahma/Mercy". Kane qene pikerisht keto aktivitete, te cilat ngjallen dyshime te aktivistet per te drejtat e njeriut, te cilet, permes nje peticioni, kerkuan mbylljen e xhamise dhe largimin e Kastriot Dukes. Ushtrimi ilegal i funksionit te imamit, keqperdorimi i xhamise per aktivitete jofetare deri ne oret e hershme te mengjesit, ardhja e mysafireve te dyshimte nga vende te ndryshme, manipulimi me te varfrit dhe bonjaket, e ne vecanti me femrat e mitura, jane nder arsyet qe ceken ne peticionin, i cili kerkon largimin e Dukes. Ajnishahe Halimi, nje nga iniciatoret e peticionit, te shnderruar tashme ne vendim ekzekutiv te kuvendit komunal, thote se situata ne Marine eshte alarmante. "Une jam myslimane dhe i perkas besimit fetar islam, mirepo myslimane dhe respektim te fese ne menyra tradicionale, sic ka qene perpara, e jo me nje kulture iraniane a irakiane, sepse nuk kemi nevoje. Situata eshte me se alarmante, jo vetem ne Drenice, por ne tere Kosoven me kete sekt, sepse tere Kosova, pas luftes, eshte perfshire ne nje ekstremizem, radikalizem te fese, gje qe con te fundamentalizmi islamik". "Une do te doja te ik nga ky fundamentalizem islamik. Ne kemi qene te shqetesuar. Per kete kemi bere peticionin, i cili u nenshkrua nga 6 mije qytetare", thote Ajnishahe Halimi.
Reagimi i Dukes: peticion me nenshkrime te rreme
Kastriot Duka nga Elbasani, qe ka ndryshuar emrin ne Xhemal, nje dite para se te mbyllej xhamia, ne njeren nga dhomat e saj te shnderruar ne zyre, hodhi poshte akuzat.
Ai, madje, akuzoi iniciatoret e peticionit, se kane mbledhur nenshkrime te rreme. "Ka marre nenshkrime te rreme, ka manipuluar ne emer te Albin Kurtit. Ky nuk eshte vendim i drejte, sepse shteti eshte i ndare nga xhamia. Ne kemi Bashkesine Islame ne Kosove, e cila ka te drejte dhe kompetence ta mbylle xhamine kur ka baza". "Por, megjithate, ne jemi ne negociata me Bashkesine Islame dhe shume shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamise se Marines", tha Duka. Pretendimet per nenshkrime te rreme hidhen poshte jo vetem nga Halimi, por edhe nga udheheqesit e komunes se Skenderajt. Nenkryetari Abdyl Ymeri dyshon se aktivitetet ne xhami ishin ne perputhje me rregullat e Bashkesise Islame. "Kjo xhami nuk i eshte pergjigjur as Bashkesise Islame dhe aktivitetet qe i zhvillon aty, per neve jane te dyshimta", thote Ymeri. Duka thote se permes organizates se tij, "Rahma/Mercy", ndihmon 550 familje ne Drenice me nga 20 euro ne muaj. Ne Marine, shumica e banoreve kane familjare te vrare ne lufte. Ata thone se shoqata "Ramha/Mercy", me seli ne Angli, vazhdimisht u ka ndihmuar ne ushqime, por edhe ne te holla. Shefkije Meziu eshte njera nga ato qe thote se ka perfituar. "Jane shpifje. Hoxha na ka ndihmuar te gjitheve me shpirt. Per hoxhen s'ka cka thote askush. Ate dite qe ta heqin hoxhen nga ketu, sidomos kush ka jetime, mbaron krejt", thote Meziu, e cila pranon se merr 20 euro ne muaj nga shoqata "Ramha/Mercy", mirepo eshte shteti ai qe i paguan me shume asaj - nga 135 euro ne muaj, si kompensim per humbjen e te shoqit ne lufte.
Ne faqen e saj te internetit, shoqata humanitare "Rahma/Mercy", e themeluar ne vitin 1999, shkruan se, fillimisht, synim kryesor kishte ndihmen per refugjatet kosovare, e me vone per bonjaket. Por, sipas aktivisteve per te drejtat e njeriut, ndihmat zakonisht jane kushtezuar me lojalitetin e treguar ndaj z.Duka, qe nenkupton dergimin e femijeve ne xhami per mesime Kur'an-ore, e ne kete rast edhe mbulimin e vajzave te vogla. Ne internet, madje, qarkullon nje video, ku Duka mbulon vajzat 6 - 7-vjecare. Vete z.Duka pranoi se vajzat jane mbuluar, por tha se kane pasur pelqimin e prinderve. "Ne jemi myslimane, vajzat i mbulojme me shamia, pa marre parasysh moshen... Puna e shamise eshte ne liri te besimit te tyre. Cdo prind e dergon femijen ne xhami. Une jam prind, femija im ka qejf te vishet me kete uniforme. Dakord jam me kete, por kjo eshte liri e besimit te femijeve", u shpreh Duka.
Bashkesia Islame sheh me dyshim aktivitetet e Dukes
Aktivitetet e Dukes nuk jane pare me sy te mire as nga vete Bashkesia Islame. Per me teper, eshte kjo e vetmja xhami, apo Duka i vetmi imam, qe nuk eshte ne juridiksionin e kesaj bashkesie. Duka i tha Radios Evropa e Lire se tani eshte ne negociata per te zgjidhur problemin me Bashkesine Islame. "I nderuari kryeimam Sabri Bajgora na ka dhene fjalen se shume shpejt do te afrohet, do te vije ketu per te diskutuar ceshtjen e xhamise dhe na ka dhene fjalen se une do te shkoj atje, do ta zgjidhim kete problem ne menyren me te bukur, me te mire, qe te kenaqet hoxha, banoret e fshatit dhe ne si Bashkesi Islame", deklaroi Duka. Ky interesim per te negociuar me Bashkesine Islame vjen pas disa vjet shperfilljeje qe Duka i beri kesaj bashkesie. Kryemimami i Kosoves, Sabri Bajgora, thote se nuk ka kurrfare negociatash me Duken. "Absolutisht, as qe kam kontaktuar me te qe nga viti 2003, as qe kam negociuar me Duken, e as qe kemi ndermend te negociojme me te. Z.Duka nuk i eshte permbajtur marreveshjes se vitit 2003 dhe 2009 per konkurs, prandaj per ne 'ceshtja Duka' eshte e perfunduar dhe ne kerkojme qe sa me shpejt imami legjitim Hoti ta marre detyren e vet ne xhamine e Marines", shprehet Bajgora. Sidoqofte, banoret e Marines kane paralajmeruar per neser nje proteste kunder largimit te Dukes nga fshati Marine. Por, qytetaret e Skenderajt, qe nenshkruan peticionin, kerkojne qe ushtrimi i fese islame te jete edhe me tej tradicional dhe jo te sillen praktika me radikale, qe mund te cojne ne fundamentalizem islamik. Ne te vertete, nje shqetesim per ekstremizmin fetar ne Kosove, perkatesisht per Levizjen Wahabbi, e pati shprehur qe ne vitin 2007, ne nje raport te saj, Ministria e Puneve te Brendshme. Ne raport thuhej se Levizja WAHABBI ne Kosove ka filluar te perhapet ne permasa me te vogla menjehere pas perfundimit te luftes, ndersa metodologjia, te cilen e ka aplikuar ne Kosove, ka qene permes organizatave te ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullates civile, ndersa qellimi i saj kryesor ka qene perhapja e ideve WAHABBI-ste". Ne raport vleresohej se aktivitetet e pjesetareve te kesaj levizjeje ne Kosove ishin ne fazen e krijimit te infrastruktures se tyre.