Berisha takon Bell: Bashkëpunim më FMN
TIRANë- Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesin e FMN-së z.Gerëin Bell. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se jemi të kënaqur të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN-në, ndërsa mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja. Ndërkaq Gerëin Bell shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009.
Po sot kryeministri Berisha thirri një mbledhje të posaçme për të diskutuar mbi Mobile-Banking, për mundësinë e përdorimit të celularëve nga qytetarët për veprime dhe transferime bankare. Kryeministri Berisha theksoi se përdorimi gjerësisht i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare është një standard që duhet të arrihet me shpejtësi, duke sjellë kështu një zhvillim të madh në përdorimin e internetit, si dhe duke qenë një aspekt që lehtëson ndjeshëm dhe ka leverdi të madhe për qytetarët shqiptarë.
Ky është një shërbim i rëndësishëm, nënvizoi Kryeministri, të cilin shqiptarët duhet ta kenë sa më shpejt dhe për këtë qeveria do të hartojë një politikë stimuluese dhe një plan eficent veprimi, në mënyrë që sa më shpejt të kapen nivele të tilla të larta të përdorimit të internetit, nisur edhe nga përdorimi i gjerë i celularëve në Shqipëri.
(m.a/News 24/BalkanWeb)