E Diel, 1 Nëntor 2026

Psgteam.net Lorik Cana nje futbollist i rralle



Edhe pse eshte larguar prej me shume se nje viti nga Franca fillimisht ne drejtim te Anglise te Sanderlendi e me pas ne Turqi aktualisht te Gallatasaraji mesfushori shqiptar Lorik Cana vazhdon te kujtohet nga mediat e forumet franceze si nje futbollist i rralle. Ne portalin francez Psgteam.net i afert me Paris Sen Zhermenin shkruhet Lorik Cana eshte sigurisht nje nga futbollistet e rralle i cili nuk ben asnje diference midis klubit te kryeqytetit francez PSG-se dhe atij te Kanebiereve Olimpikut te Marsejes. Ne te kundert lojtari i Gallatasarajit qendron i qarte duke thene se i vlereson te dy klubet. Vleresime qe mund te shihen ndryshe nga disa mbeshtetes pariziene apo marsejeze - shkruhet ne artikullin Cana eshte Parisi... por dhe Marseja. Kur kam qene te Parisi nuk e kam fshehur kurre qe Marseja ishte klubi im i zemres. Kur kame qene kapiten te Marseja nuk e kam mohuar kurre qe kam qene krenar te luaja te PSG-ja. Madje kam thene se nuk eshte e pamundur qe nje dite te riluaja atje - citohet Cana nga faqja ne fjale.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›