E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikimin e emrave të kompanive që vjedhin me karburantet nuk e ndalon ligji, por presioni

nafteZbulimi i faktit se  11 përqind  e pikave të karburanteve vjedhin në sasi konsumatorët, ka sjellë reagime të forta.

Sipas Drejtorisë së Metrologjisë , emrat nuk publikohen në respekt të ligjit Për mbrojtjen e  të dhënave personale.

Por e vërteta sipas specialistit është krejt tjetër. Sipas Kreshnik Hakramës , janë presionet ata që pengojnë transparencën.

Presioni arrin deri aty sa inspektorët nuk mund të futen në ambientet e subjektit për ti kontrolluar, presione deri me jetën. Më duhet të sqaroj se këto çfarë po them janë  një pjesë e dëshmive ntë kolegëve që janë përballur direkt me problematikën. Shpeshherë aksionet shoqërohen me presion, deri me ndërhyrjen e policisë. Sikurse edhe ka ndodhur që inspektorët janë  janë tërhequr për shkak të presionit duke e lënë të lirë subjektin. Të kuptohemi, se jo të gjitha subjektet e tregtimit të karburantit kanë probleme me ligjin apo që nuk duan të kontrollohen. Me kalimin e viteve  dhe me forcimin e ligjit, ky sector po  po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, megjithatë problemet e shumta nuk mungujnë sidomos në zonat rurale. Nuk është vetëm presioni fizik apo verbal, por edhe tentativat e tjera, si ryshfeti, që përbën një  tjetër problem në kontrollet e Metrologjisë, shprehet Hakrama për gazetën Shqip.

Hakrama thekson se ligji që përmend drejtoria nuk ka lidhje fare duke marrë si shembull plot institucione të tjera, si drejtoria e tatimeve apo Autoriteti i Konkurrencës, të cilat publikojnë në faqen e tyre të internetit dhe ua shpërndajnë  mediave emrat e kompanive që kanë probleme me ligjin  dhe kanë kryer veprime në dëm të konsumatorit.

Ai ngre kritika  rreth punës së metrologjisë, duke u shprehur se drejtoria menaxhohet nga njerëz joprofesionalë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›