Rendi e siguria ne sezonin turistik, Policia: Plan masash konkret për turizmin detar, malor dhe kulturor

Policia e Shtetit publikoi të mërkurën planin e masave për sezonin turistik, ku tha se efektivët e saj janë shpërndarë në terren për të monitoruar çdo situatë që mund të shfaqet si dhe për të ndërhyrë në kohë, në mënyrë që turistët të kalojnë pushimet pa probleme.
Në raportimin e dikasterit blu, bie në sy fakti, se masat janë fokusuar t turizmi malor, detar dhe ai kulturor.
Policia tha se drejtuesit e lartë të dikasterit blu do të jenë vazhdimisht në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.
Gazetare Flutura Tota
/RTSH/