E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen foto të nxehta të Eliza Dushkut

Në sezonin e ri të serialit, “Dollhouse”, një serial shumë i shikuar në SHBA, i cili filloi të transmetohet gjatë kësaj jave, aktorja amerikane më prejardhje shqiptare, Eilza Dushku, duket shumë më joshëse se herave tjera. Eliza në këtë serial paraqitet në rolin e një shqiptareje, ndërsa rolin tjetër kryesor e luan ish-aktori i Teatrit të Prishtinës, Enver Gjoka. Filmi është bërë në regji të regjisorit të njohur Joss Whedon. Eliza, përveç serialit të ri pritet që të paraqitet edhe në një projekt të ri të televizionit “Fox”, ku producentët vetëm sa kanë lançuar disa foto “të nxehta” të Elizës nëpër internet, foto të cilat kanë shkaktuar komente dhe reagime nëpër forume të ndryshme interneti. Në këto foto Eliza shfaqet tejet provokuese, edhe pse gjithmonë ka tentuar që të evitojë kontradiktat me mediat, qoftë kur ka pasur lidhje dashurie, por edhe atëherë kur me çmenduritë e saj, është shfaqur në rrugë, pa pyetur për komentet. Dushku mbetet njëra prej aktoreve me të talentuara në Hollywood prej gjeneratës së re, ndërsa në karrierën e saj ka luajtur role përkrah aktorëve të famshëm, si Robert De Niro, Arnold Shwarceneger, Halle Berry apo Kirsten Dunst.

Labi nuk i do festivalet

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, (Labi), nuk pëlqen që të marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme muzikore, pasi sipas tij nuk janë aktivitete që promovojnë artistin

“Nuk më pëlqejnë festivalet përderisa jam shumë i kënaqur më shitjen e albumeve të mi”, ka thënë Labi në një pronocim për mediat e ndryshme. Përveç performancave të tij si solist, ai është i njohur edhe për bashkëpunimet e tija me këngëtarë të ndryshëm të estradës, të cilët nuk vijnë nga Kosova por nga Shqipëria dhe Maqedonia. Këngët e tij në duet me Greta Koçin dhe Leonora Poloskën kanë qenë hite në Shqipëri dhe Kosovë.

Viagra  promovon albumin e tij

Reperi kosovar, Viagra, së shpejti pritet që ta promovojë albumin e ri, të cilin do të përcjellë një video-incizim. Albumi tanimë ka dalë në shitje, përderisa nëpër qytetin e Prishtinës shihen pankarta me titullin e këtij albumi. Albumi i Viagrës vjen pas çmimit të cilin e mori ai në një ndër festivalet në Tiranë, me këngën “Pimpex”, këngë të cilën e këndoi bashku me grupin, “Skillz”. Edhe në albumin e fundit Viagra ka sjell risi, sidomos në zhanër përderisa ai ka edhe bashkëpunime me reperë të tjerë si “Skillz”, “Tingulli 3NT”, “MC Mimo” etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›