E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen fotot e 11 prostitutave me AIDS. Shtohet paniku në Athinë

ATHINE - Publikohen fotot e 11 prostitutave me AIDS, me qëllim që personat të cilët kanë frekuentuar shtëpitë publike, t’i identifikojnë dhe nëse kanë qenë klientë të tyre, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza. 

Drejtoresha e Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve, Xheni Kremastinu bëri të ditur sot në mëngjes se shkoi në 11, numri i prostitutave që u gjetën pozitive në testin për virusin vdekjeprurës.

Sipas saj janë ekzaminuar deri tani 100 prostituta që punonin në qendër të Athinës, nga të cilat 11 rezultuan pozitive. Numri i tyre po rritet me ritme të frikshme, po të kemi parasysh se dje pasdite u njoftua vetëm për 4 gra të infektuara.

Ky fakt e shton edhe më shumë shqetësimin e autoriteteve, pasi numri i personave që kanë kontaktuar me to, shtohet gjithashtu. Kryetarja e Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve tha se është mbi 1000 numri i telefonatave të mbërritura në Qendrën e Parandalimit të Semundjeve, kryesisht nga të rinjtë. Qendra iu ka ofruar atyre linja telefonike për informacione anonime dhe konfidenciale.

Ndërkaq prostituta ruse, 22 vjeçarja Tatiana Bukhtoyarova, e cila akuzohet se kishte kryer kontakt seksual me 700 persona pa mjete mbrojtëse, edhe pse ishte në dijeni të sëmundjes, nuk e ka pranuar këtë fakt. "Unë nuk e dija se kisha SIDA. Për të kam mësuar, kur u arrestova. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë", ka thënë 22 vjeçarja, që tani ndodhet në burgun e Koridhalos.

Nga analizat dhe testet që kanë kryer 70 nga klientët e saj, 3 prej tyre rezultuan pozitivë. Policia greke publikoi fotot e 22 vjeçares, me qëllim që të ndihmojë të gjithë personat që kanë frekuentuar shtëpitë publike, ta identifikojë dhe nëse kanë qenë klientë të saj, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza.

(Fotot në linkun më poshtë) 

Lidhje te tjera FOTO: Policia greke publikon fotot e prostitutave të diagnostikuara me AIDS

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›